
Një moment historik. Kështu e cilëson sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dorëzimin e kërkesave për anëtarësim të Finlandës dhe Suedisë në aleancën ushtarake.
Ambasadorët e dy shteteve nordike aplikuan zyrtarisht që t’i bashkohen NATO-s, në selinë e aleancës në Bruksel, vetëm pak javë pasi bënë të ditur synimet për ti dhënë fund politikës dhjetëra vjeçare të neutralitetit ushtarak.
Ditët e fundit, Turqia, një shtet anëtar i NATO shprehu kundështinë ndaj hyrjes së mundshme të Suedisë dhe Finlandës, vende që i kritikon për strehim të militantëve kurdë dhe embargo e armëve ndaj Ankarasë.
Finlanda dhe Suedia ishin vendet me të afërta me NATO nga pikëpamja tekniko-ushtarake; kështu kundërshtitë e mundshme ndaj anëtarësimit në aleance do të ishin thjesht politike.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply