Historia prekëse e këngës së Tiri Gjocit… (VIDEO)

Publikuar më 24. 12. 2017 nga Eno Shkëmbi

“Orë e ndalur” e këngëtarit Tiri Gjoci, është një nga këngët më të pëlqyera të edicionit të 56 të Festivalit të Këngës në RTSH.

Përveçse një nga zërat më të mirë të kësaj gare, një histori prekëse mbart edhe teksti i këngës së tij, vargjet e së cilës janë shkruar nga vetë ai.

Jonida Shehu zbuloi sot se djaloshi ia dedikon këtë këngë babait të tij të munguar. Gjatë këtyre netëve Tiri ka dashur të ketë një kujtim të tij më vete edhe në skenë, pikërisht orën. /V.D/