Historia ime për t’u bërë trajner futbolli

Publikuar më 28. 11. 2017 nga Shekulli

Nga Xhulio Zeneli

Unë jam 20 vjeç. Dua të tregoj historinë time për futbollin, lidhur me pasionin tim për t’u bërë trajner futbolli. Fillova të luaja futboll, ne moshën 10 vjecare ne rolin e portierit, mirëpo pas disa kohësh kuptova se nuk ishte e mundur të vazhdoja endrrën për tu bërë futbollist për arsye të ndryshme. Nuk doja të largohesha nga futbolli sepse është pasioni im dhe kështu vendosa të filloj rrugën per tu bere trajner kur isha 13 vjeç. Pavarsisht se isha shumë i vogel puna ime e parë ishte me një klub të quajtur “Fk Dinamo Tirana”, u bëra trajner ndihmës i ekipit u12 të Dinamos, dhe falënderoj Andrea Marko qe me dha mundesine për të hyrë në rrugën e trajnerit, i cili ai ishte trajneri im, kur isha lojtar. Fillova të punoja në vitin 2010, për 3 vjet deri në vitin 2013. Përvoja ime e parë si një trajner më dha aq shumë, më mësoi shumë gjëra për të formuar kulturën time si trajner dhe do të më ndihmoje aq shumë në të ardhmen time. Në vitin 2013 fillova një tjetër fazë të karrierës sime të trajnerit, unë u bëra për 2 vjet trajner ndihmës në ekipin e të rinjve të “Ks Ali Demi”, në ekipin e U14, e cila ka ndikuar shumë te mua dhe më bëri të rritem në karakter dhe ne forcimin e idese sime se trajnerit. 2015-ta ishte një vit shumë i rëndësishëm për mua, sepse kur isha 17 vjeç kam pasur rastin falë familjes time për të shkuar në Londër për të bërë Kursin për trajner “Level1 Course for Coach” i organizuar nga Federata angleze e Futbollit (FA).
Kursi ishte 1 muaj, prandaj mora lejen nga shkolla për të shkuar në kurs. Kursi më mësoi shumë gjera per aspekte të rëndësishme si: aspekti teknik, taktik, psikologjike. Në kurs ishim 36 pjesëmarrës nga vende të ndryshme dhe unë isha më i riu në kurs, gjithashtu në kurse më thanë se isha i pari shqiptar që ka bere kursin per trajner ne Angli. Kur u ktheva në Tiranë pas disa muajsh fillova të punoja si trajner me skuadrën e te rinjve të Dinamo Tiranë me ekipin u10, dhe që nga viti 2016 deri në ditët e sotme, jam duke punuar me ekipin e U12. Ndersa kete vit ne 2017 vajta përsëri në Angli për të hedhur një hap tjetër në karrierën time dhe kështu vajta bëra nivelin e dytë të kursit “The Level 2 Course”. Kursi zgjati disa muaj dhe ishte i ndarë në disa pjesë. Ndër të gjithë pjesëmarrësit isha i vetmi që vija në Angli vetëm për kursin. Pavarsisht se vija nga një vend i vogël u ndjeva shumë mirë në kurse, dhe eksperienca atje të ndryshon shumë në perceptimin e futbollit. Gjatë këtyre viteve te karrierës sime të re kam fituar kupa të ndryshme. Kam patur mundësi të punoj gjatë këtyre viteve me trajnerë të ndryshëm që më kanë mësuar aq shumë dhe më kanë ndihmuar aq shumë në zhvillimin tim si një trajner dhe i falënderoj të gjithë ata për mundësinë që më kanë dhënë. Gjithe keto gjëra që kam bërë deri tani s’ kanë qënë të lehta sepse shumica e njerëzve më thonin e më thonë që jam i vogël për t’i arritur dhe se të ndiqja pasionin tim, do të ishte e pamundur për t’ ia dalë. Por, të vetmit që besuan te unë ishte familja ime. I falënderoj ata për mbështetjen që më kane dhene e me japin.