“Histori” është kënga me të cilën Besa konkurron në “Këngën Magjike” (Video)

Foto 1 nga 2 Pas Para

Besa Kokëdhima ka prezantuar sot në skenën e “Këngës Magjike” këngën konkurruese në edicionin e 21-të. Pas një performance mjaft të arritur këngëtarja rrëmbeu duartrokitjet e publikut, i cili ndoqi dhe dëgjoi nga afër këngën “Histori”.

Para prezantimit të këngës, Besa tregoi se ky projekt ishte realizuar tërësisht nga ajo.

Ndërsa në faqen zyrtare të “Këngës Magjike” në “Instagram” bëhet edhe një prezantim më i plotë i këngëtares, pjesëmarrjes së saj në festivalet shqiptare dhe çmimet e rrëmbyera nga ajo.

“Këngëtare me zë potent, personalitet skenik dhe interpretim mjaft emocional të këngëve të saj. Besa Kokëdhima është fituese e një sërë çmimesh në festivalet muzikore ku ajo ka qenë pjesëmarrëse. Ajo triumfoi në edicionin e 5-të të Top Fest dhe edicionin e15- të të festivalit Kënga Magjike, ku u vlerësua me çmimin e parë. Pikërisht viti 2013 ka qenë pjesëmarrja e fundit e Besës në Kënga Magjike, ku kënga e saj “Tatuazh në zemër” atë vit u vlerësua edhe me çmimin Best Dance. “Çmimi Jon Music” dhe “Çmimi i Kritikes” janë gjithashtu çmime të fituara nga këngëtarja e njohur në festivalin “Kënga Magjike”. Në karrierën e saj Besa ka realizuar edhe një sërë bashkëpunimesh mjaft të suksesshme. Ky është viti i 5-të i konkurrimit të Besës në “Kënga Magjike” me këngën “Histori”-shkruhet në faqen e “Instagram” të “Këngës Magjike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet