Histori, 37 vjet më parë Partizani trembte Sëlltikun

Foto 1 nga 2 Pas Para

Partizani Selltik1

19 shtatori 1979 do të mbahet mend në futbollin shqiptar, sepse ishte një ndeshje e madhe historike. Partizani mposhti një ekip mjaft të fortë të Europes, Sëlltikun e Gllasgout. Kampionia skoceze ishte në “top 20 skuadrat” më të mira e më të forta të renditjes së UEFA-s në dy dekadat e fundit, ish-kampione e Europës më 1967-n.

Klubi i Partizanit e ka kujtuar sot atë datë të rëndësishme. Futbolli shqiptar i klubeve ishte kthyer pas një periudhë abandonimi të eurokupave. E para ishte Vllaznia më 1978 kundër Austrisë së Vjenë. Por, ishte Partizani i Agim Muratit, ai që bëri të papriturën e madhe, që gjunjëzoi kampionen e Skocisë, duke tejkaluar edhe figurën e mirë të Vllaznisë. Jo vetëm me gola, por me një ndeshje ku Partizani tregoi forcën e tij, përballë një gjigandi europian.

Goli i Agim Muratit bëri xhiron e botës, edhe pse në Shqipëri mbizotëronte terri total informativ. Shtypi skocez ishte i shokuar nga fitorja e Partizanit shqiptar dhe mbi të gjitha nga loja. Fitorja, edhe pse e ngushtë, edhe pse 1-0, futi frikën në Skoci. Aq sa një tabloid skocez e quan “mister 2 golësh”, fatin e Sëlltikut për të kaluar turin e 32 skuadrave elitare të kontinentit.

Partizani: Musta, Baçi, Hysi, Spiro Curri, Berisha, Ragami, Sefedin Braho, Lame, Breca, Murati, Shyqyri Ballgjini.

Gol: Murati (‘35)

Sëlltik: Latchford, Sneddon, McGrain, Aitken, McAdam, Conroy, Provan, Davidson, McCluskey (Doyle 57), MacLeod, Lennox Subs: Bonner, Burns, Edvaldsson, MacDonald.

Arbitër: Zlakanos (Greqi)

Shikues: 20,000

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet