“Hijet e natës”/ Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në pranga dy persona

Policia e Durrësit finalizoi operacionin e koduar “Hijet e natës”, ku kanë vënë në pranga dy persona të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.

Shtetasit me inicialet A.N., 25 vjeç banues në fshatin Manzë, Durrës dhe shtetasi B.M., 23 vjeç banues në Manzë Durrës, ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Firences në Itali ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij në korrik 2018.

Njoftimi:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Hijet e natës”.

Kapen dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kërkuar nga drejtësia italiane për “Vjedhje me armë”.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Qendrore Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit

-A. M., 25 vjeç, banues në fshatin Manzë, Durrës.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Firences në Itali ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij në korrik 2018, për kryerjen e veprave penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni u arrestua dhe shtetasi:

-B. M., 23 vjeç, banues në fshatin Manzë, Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Firences në Itali ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij në korrik 2018 , për kryerjen e veprës penale ” Vjedhja me armë”, parashikuar në Kodin Penal Italian.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet