×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Hija” rikthen Niko Kacalidhën në vendlindje

Pirro Naçi

“Sa  herë kthej  kokën  befasishëm, për të parë hijen time, ajo  humbet sikur të mos ekzistojë, për të më çoroditur”…. Janë pjesë nga faqja e fundit e romanit të porsa dalë në qarkullim të shkrimtarit Niko Kacalidha, në gjuhën greke, në Athinë. ‘’Hija’’ e  tij më ‘’çoroditi’’ edhe mua. Me  një  frymë u mundova ta kapërdija ashtu të ‘’nxehtë’’  të sapo  dalë nga shtëpia botuese. Më çoroditi dhe tronditi me përshkrimet, më bëri të kthejë kokën pas  për të parë hijen time që ngjante aq shumë me ato ç’ka lexoja.

Romani është një rikthim në tokën e lindjes, një udhëtim  i mirëfilltë i autorit  në atdheun e  vogël  të tij, mes vizionit dhe realitetit, një himn  për fshatin, Leshnicën në  majë të  malit, për familjen, për nënën  dhe baban  e moshuar, për stërgjyshërit,  për natyrën e bukur,një mozaik i rrëfimit të tijë  poetik.

‘’Hija’’ e Kacalidhës  nuk është ajo  e një njeru ‘’një pëllëmbë’’, ajo është ‘’hije’’  shumë më e madhe, e shtrirë ndoshta qysh nga mitologjia e lashtë  deri në ditët moderne,  që nuk i është ndarë kurrë në rrugëtimin e tij artistik.

‘’ Bastisja e dëborës’’ është titulli i romanit të ri. E bardha pret si shpatë , ajo depërton në sy dhe zhytet thellë në shpirtin e tij duke zgjuar  dashuri por edhe shumë talent. Një histori që nis si një thirje magjike prej shqisave të tij për të përfunduar në një zjarr të madh përshkrimesh në mes të dëborës.

Përshkime  të veçanta dhe të thjeshta, herë herë duket se Kacalidha është në kërkimin e  të pakapëshmes.  Pena  është kujdesuar aq shumë, sa përveç gjuhës së përbashkët, të vendosë  edhe elementë të tjerë  që i përkasin një idiome ose dialekti lokal dhe shoqëror që nuk e gjen në asnjë  fjalor të kohës  moderne por edhe atë të shkuar.      Mardhëniet e tij dhe  heronjëve  me  natyrës dhe mjedisit janë karakteristike në këtë vepër. Romani është një çelës  për të kuptuar rrugëtimin dhe talentin e veprës së  Niko Kacalidhës.

Kush  ka  lexuar veprat e nobelistit norvegjez  Hamsun  (Nobel 1920)  dhe të japonezit  Yasunari (Nobel 1968) romani i Kacalidhës do tju kujtojë me nostalgji dhe kënaqësi veprat e  tyre.

“Vendi i dëborës” i Yasunarit-një libër ideal për një arratisje  të vetëdijshme dhe ‘’Bastisja e dëborës’’ e Kacalidhës kanë shumë gjëra të përbashkëta po aq edhe të veçanta që në fund të fundit duken si dy vëllezërit siamezë.

Krijimtaria e Niko Kacalidhës e pasur dhe cilësore e një krijuesi dygjuhësh  jep ndihmesën e tij origjinale në dy kulturat, duke mbajtur gjallë  urat  lidhëse jo vetëm nidis dy popujve por edhe midis epokave letrare,  të lashtës dhe  modernes.

Një tjetër ‘’nobelist’’ shkrimtari ynë Ismail Kadare vite më parë shkruante për Kacalidhën;-  ‘’Krijues me dy identitete, ai është po aq poet i talentuar në të dyja, duke përbërë për studiuesit një rast të veçantë, kur i njëjti shpirt poetik shfaqet në gjuhët kaq të ndryshme siç janë shqipja dhe greqishtja… Poezia e Niko Kacalidhës po aq sa rrugëtimi i tij njerëzor, bëjnë pjesë në historinë e re ,asaj që i përket e ardhmja, të gadishullit ballkanik. Niko Kacalidha është në radhë të parë poet, një poet me zanafillë greke, me një poezi metaforike surrealiste brilante, përqasur herë me zymtësinë e Seferis dhe me dritësinë e Elitis, dhe herë me detaje shqiptare të gurit, të malit, të dritës dhe të detit, të pranishme këto në pjesën më të rëndësishme të krijimtarisë së tij, gjë që e bën poezinë e tij ballkanike, me ngjyra mesdhetare, pranuar edhe nga lexuesit e kualifikuar europian’’. Ç’farë më shumë se këto fjalë mund të thuash për Niko Kacalidhën!?

Νë se e dëgjoni një ditë  të flasë në Akademinë Suedeze të Arteve dhe të Letrave në ditën e çmimit Nobël  mos u habitni…Ai  mund  të jetë në listë me kandidatin e përhershën të viteve të fundit, me të madhin dhe mikun e tij   Kadare.  Veprat e tyre qëndrojnë pranë njëra-tjetrës edhe pse janë në dy gjuhë të ndryshme. Kjo veçanti i rrit edhe më shumë vlerat e përbashkëta.  Ashtu si në alfabetin shqip  c-ja dhe d-ja janë afër me njëra tjetën mund të na lejojë  të bëjmë edhe një ndryshim të ‘’vogël’’ ‘’ortografik’’. Krijimtaria e Kacalidhës ndoshta po krijon një  rrymë të re në letrat shqipëtare dhe ato greke, një frymë që plotëson e pasuron   sa  njërën  ashtu edhe tjetën,   një ‘’epokë’’ me një rrugë të re,  që unë  do ta quaja,   ‘’KADALIDHA ‘’. Por kjo nuk është thjesht ndryshim gërmash… Ç’do shkronjë e alfabetit sipas formës dhe renditjes  ka historinë dhe muzikën e saj.Disa prej tyre përmes vetë  simbolit na japin shumë informacione interesante. Në të dy  alfabetët   ‘’D’’-ja lidhet me numrin 4-tër,dhe tregon mendje të mbyllur,katrore,inteligjente,dhe në greqisht  është shkronja e tokës dhe e krijimtarisë. Nuk po zgjatem më shumë me aritmosofinë por dua ti uroj rrugëtim të mbarë romanit të ri të Niko Kacalidhës.  Është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të kohës sonë.

Kopertina e librit në greqisht dhe autori, Niko Kacalidha

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Filmi nga Kosova “Zgjoi” futet në ‘Top 15’, më pranë nominimit për Oscar

Filmi nga Kosova “Zgjoi” futet në ‘Top 15’, më pranë nominimit për Oscar

Publikuar më 22.12.2021
Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi” (Hive) me regji të Blerta...

Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi” (Hive) me regji të Blerta Bashollit është futur në listën e ngushtë për nominim për Çmimin prestigjioz Oscar. “Zgjoi” bën pjesë në listën e ngushtë të 15 filmave ndërkombëtare për edicionin e 94-të të Çmimit Oscar. Regjisorja Blerta Basholli Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka shpallur listën e […]

Lexo më shumë

Shitet me çmim rekord piktura e punuar nga derri

Shitet me çmim rekord piktura e punuar nga derri

Publikuar më 17.12.2021
Një derr që pikturon, i quajtur Pigcasso, i cili ishte shpët...

Një derr që pikturon, i quajtur Pigcasso, i cili ishte shpëtuar pak kohë para therjes, ka shitur një pikturë abstrakte për një çmim marramendës prej 20 mijë stërlinash. Piktura e quajtur “Wild and Free”, u ble të hënën, disa orë pasi doli në shitje. Ajo u ble nga një gjerman i quajtur Peter Esser, shkruan Daily […]

Lexo më shumë

‘Çmimi i një iluzioni dashurie’, një libër për dashurinë, si çelësi i të gjitha të mirave

‘Çmimi i një iluzioni dashurie’, një libër për dashurinë, si çelësi i të gjitha të mirave

Publikuar më 15.12.2021
Një ditë më parë, Sindi Shkrapi do të njoftonte e gëzuar miq...

Një ditë më parë, Sindi Shkrapi do të njoftonte e gëzuar miqtë e saj në rrjetet sociale: “Sot është një ditë e veçantë për mua,një nga ato ditët e mbushura me surpriza. Sot u botua libri im i parë,por jo i fundit, sigurisht. Jam shumë e lumtur dhe shpresoj t’ju pëlqejë të gjithëve!”. 20-vjeçarja korçare, studente […]

Lexo më shumë

U shua mbrëmë, Kokëdhima kujton poetin Arben Duka me njërën prej poezive kult

U shua mbrëmë, Kokëdhima kujton poetin Arben Duka me njërën prej poezive kult

Publikuar më 14.12.2021
Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, përzgjodhi nj...

Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, përzgjodhi njërën prej qindra poezive për të nderuar jetën dhe veprën e poetit të njohur Arben Duka, që u nda mbrëmë nga jeta. Kokëdhima shkroi se Arben Duka do të mbetet në mendjet tona edhe si i fundit poet antikonformist i satirës politike, që e kultivoi me aq mjeshtëri, […]

Lexo më shumë

Arkitekt Skënder Luarasi nderohet me titullin ‘Qytetar nderi’ i Gjirokastrës

Arkitekt Skënder Luarasi nderohet me titullin ‘Qytetar nderi’ i Gjirokastrës

Publikuar më 13.12.2021
Agron Doraci Kohët e fundit, Bashkia Gjirokastër i dha titul...

Agron Doraci Kohët e fundit, Bashkia Gjirokastër i dha titullin’’Qytetar nderi” i qytetit të Gjirokastrës arkitektit të shquar Skënder Luarasi, ndër arkitektët e parë shqiptarë që studiuan dhe u diplomuan jashtë vendit para Luftës së Dytë Botërore. Luarasi kreu studimet e larata për arkitekturë në Grac të Austrisë në vitin 1935. Pasi u diplomua arkitekt, […]

Lexo më shumë

Festivali i Këngës në RTSH, edicioni i 60-të me 4 prezantues, plus Ardit Gjebrean

Festivali i Këngës në RTSH, edicioni i 60-të me 4 prezantues, plus Ardit Gjebrean

Publikuar më 07.12.2021
Edicioni i 60 i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të ...

Edicioni i 60 i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të mbahet këtë vit në Pallatin e Kongreseve, në datat 27, 28 dhe 29 dhjetor, ndërsa tashmë janë bërë publik edhe emrat e prezantuesve. Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami, Klevi Kadilli, do të prezantojnë të 3 netët e Festivalit. Ndërkohë ajo që bie në sy […]

Lexo më shumë

Adrian Anthony Gill dhe ‘artistët’ që rikthyen ‘Prefektin’ në teatër: Me shqiptarin më së keqi tallet … shqiptari!

Adrian Anthony Gill dhe ‘artistët’ që rikthyen ‘Prefektin’ në teatër: Me shqiptarin më së keqi tallet … shqiptari!

Publikuar më 06.12.2021
Agron Shala Në vitin 2006, Adrian Anthony Gill e boton një s...

Agron Shala Në vitin 2006, Adrian Anthony Gill e boton një shkrim në “Sunday Times”. Shkrimi me titull “Shqipëria, toka që koha e harroi”, është hequr nga interneti në bazë të ankesave të shqiptarëve që e kanë cilësuar si antishqiptar, racist e të mbushur me të pavërteta. Këtë vendim e merr trupi rregullator – Komisioni […]

Lexo më shumë

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare aktorja e njohur Edi Luarasi

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare aktorja e njohur Edi Luarasi

Publikuar më 03.12.2021
Kinematografia shqiptare në zi! Këtë të premte është ndarë n...

Kinematografia shqiptare në zi! Këtë të premte është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare aktorja e njohur Edi Luarasi. Lajmi i hidhur është bërë me dije nga miqtë përmes postimeve në rrjetet sociale. Shkrimtarja e njohur Elvira Dones shkruan: “Nga një postim i djalit të saj Eldonit sapo mësova se Edi Luarasi ka ndërruar jetë. Nuk ishte […]

Lexo më shumë