Higuain: Të mendojmë për Fiorentinën, jo Championsin

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain ka theksuar se duhet të përqendrohemi te Fiorentina në kampionat dhe më pas në ndeshjen e Championsit të martën ndaj Tottenham. “Është shumë e rëndësishme sfida kundër Fiorentinës, në program për të premten. Nuk mund t’i lejojmë vetes absolutisht që të mendojmë për Champions League. Do të ishte një gabim i rëndë.

Përqendrim, egërsi dhe përgjegjësi, janë çelësi për suksesin në rrugëtimin tonë”, deklaroi Higuain. Juventus ndodhet në kampionat një pikë larg Napolit duke e bërë më të bukur këtë sezon në krahasim me sezonet e kaluara. Shënimi i 7 golave ndaj Sasuolës në fundjavë është një paralajmërim i qartë për Tottenham, kundërshtari i ardhshëm në Champions League.

Të tjera

Abissnet