
Në Doha u hodh shorti i Kampionatit Botëror “Katar 2022”, turne që do të zhvillohet nga data 21 nëntor deri më 18 dhjetor.
Skuadrat e kualifikuara (32 marrin pjesë) janë ndarë në 8 grupe. Secili grup, do të ketë 4 ekipe.
Spanja do të përballet me Gjermaninë në Grupin E, duke qenë një nga sfidat më të forta të turneut
Kampionia në fuqi e Botës, Franca, do të ketë Danimarkën si rivalin kryesor, ndërsa Brazili do të ketë punë me Zvicrën.
Më poshtë mund të shihni 8 grupet e Botërorit “Katar 2022”.
GRUPI A:
Katar
Holandë
Senegal
Ekuador
GRUPI B:
Angli
SHBA
Iran
Ukrainë/Skoci-Uells
GRUPI C:
Argjentinë
Meksikë
Poloni
Arabia Saudite
GRUPI D:
Francë
Danimarkë
Tunizi
Australi/UAE/Peru
GRUPI E:
Spanjë
Gjermani
Japoni
Zelanda e Re-Kosta Rika
GRUPI F:
Belgjikë
Kroaci
Marok
Kanada
GRUPI G:
Brazil
Zvicër
Serbi
Kamerun
GRUPI H:
Portugali
Uruguai
Koreja e Jugut
Gana
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply