Hidhet shorteu për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ja përballjet (Foto)

Federata e Futbollit Shqiptare ka hedhur sot shortin për gjysmëfinalet për Kupën e Shqipërisë.

Shorteu për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, edicioni i 67-të u transmetua live në “Facebook”, në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ndeshjet  e para do të luhen më 24 prill dhe ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 8 maj. Gjithashtu gjatë hedhjes së shorteut u bë e ditur se finalja e madhe për Kupën e Shqipërisë do të zhvillohet më 2 qershor.

Ndërsa goglat kanë rezervuar një “finale” të parakohshme mes Kukësit dhe Skënderbeut. Verilindorët e Ernest Gjokës do të jenë pritës në sfidën e parë, ndërkohë që skuadra finaliste do të vendoset në Korçë.

Duhet thënë se shorteu është treguar bujar për Tiranën. Skuadra bardheblu ka “peshkuar” Luftëtarin. Pra 2 përballjet gjysmëfinaliste janë:

Kukësi-Skënderbeu

Luftëtari-Tirana

Ndërsa vendet për zhvillimin e këtyre ndeshjeve u tha se do të njoftohen në ditët në vijim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet