“Hey Google”, shërbimi më i ri në celularin tuaj

Publikuar më 19. 12. 2017 nga Jola Alimemaj

Pak muaj më parë, “Google” filloi të ofronte mundësinë për të aktivizuar Search ose Assistant në faqen e telefonit tuaj celular, duke thënë “Hey, Google”.

Fillimisht shtrirja ishte e kufizuar, por tani komanda ka një shtrirje më të gjerë.

Duhet të riinstaloni modelin zanor, një njoftim që kërkon të njëjtën gjë duhet të shfaqet në telefonin tuaj Android (nëse nuk e keni).

Me dorë mund të veproni kështu: Settings -> Google -> Voice

Pasi të keni përfunduar, mund të përdorni të dyja frazat, përkatësisht “Okay Google” dhe “Hey Google”.