Hetime për sulmin kibernetik në Lojërat Olimpike

Zyrtarët në Lojërat Olimpike Dimërore në Pjonçang të Koresë Jugore, kanë zhvilluar hetime për sulmin kibernetik në sistemet e Internetit dhe të WI-Fi-së, pak kohë para ceremonisë së hapjes.

Organizuesit thanë se serverët e lojërave ishin sulmuar afro 45 minuta para ceremonisë së hapjes, duke shkaktuar probleme në Internet në qendrën kryesore të gazetarëve.

Zyrtarët i kanë ndalur serverët për parandalimin e dëmit të mëteshëm dhe kjo ka çuar në mbylljen e faqes në Internet të Lojërave Dimërore në Pjonçang, raporton REL.

Pas afro 15 orëve sistemi është rregulluar dhe ka vepruar normalisht, ka thënë zëdhënësja, Nancy Park, dhe ka njoftuar se Ministria e mbrojtjes e Koresë Jugore dhe ekipi i sigurisë kibernetike, po zhvillojnë hetime për këtë sulm.

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet