‘Heshtje që nuk vret, por shpëton jetë’, qyteti model ku respektohen rregullat

Qytetarët e Kuçovës kanë zbatuar të gjitha porositë e institucioneve shtetërore dhe shëndetësore për tu mbrojtur nga koronavirusi. Kryetari bashkisë Kreshnik Hajdari, në lidhje me situatën e rëndë që ka prekur vendin tonë është shprehur se Bashkia e Kuçovë është e angazhuar maksimalisht në punën për mbajtjen nën kontroll të përhapjes masive të rrezikut COVID-19 dhe mbështetjen e atyre familjeve më në nevojë. Dëshirojmë t’ju sjellim në vëmendje se bashkia është në dispozicion së bashku me strukturat e Policisë së Shtetit për t’iu përgjigjur çdo rasti dhune në familje.

Ndihma për të moshuarit që janë izoluar brenda banesave

Strukturat e shërbimeve sociale në Bashki dhe Njësi Administrative janë në terren për të ndihmuar çdo rast në nevojë duke patur në prioritet edhe dhunën në familje.
Nëse ndodheni në një situatë të tillë, kontaktoni menjëherë:
Komisariatin e Policisë duke telefonuar në numrin 129; Shërbimet sociale në Bashki nëpërmjet numrit të Tel.0695687220 (vetëm për rastet e dhunës në familje) dhe linjën kombëtare të këshillimit.
“Grupet e punës së drejtorisë së shërbimit social në Bashkisë Kuçovë kanë dalë në terren për t’i ardhur në ndihmë të moshuarve që kanë nevojë për blerjen e ushqimeve apo ilaçeve në këto ditë të vështira nga situata e krijuar nga koronavirusi në vend. Janë kontaktuar të gjithë pensionistet duke iu lënë një numër kontakti nëse do të kenë nevojë për shërbime”, është shprehur ai.

 

 

Dezinfektimi i rrugëve të qytetit

Më tej kreu i bashkisë thote se ndërkohë për familjet në nevojë do të shpërndahen pako ushqimore.
“Ne vijmë tek ju për çdo nevojë e shërbim! Distancimi social është i vështirë, por ama është rruga e vetme që mund të ndjekim tani për t’i shpëtuar rrezikut të infektimit pasi qyteti dhe rrethinat nuk kanë as një person të prekur, pasi banorët e Kuçovës kanë ditur të ruhen nga ky virus shumë i rrezikshëm, për jetën e njerzëve. Mosha e tretë është më e rrezikuar, por Bashkia Kuçovë po vijon ndihmat dhe kujdesin e veçantë ndaj pensionistëve. Çdo gjë ka kohën e vet për tu realizuar e meqënëse kjo situate është e jashtezakonshme edhe bashkia ka marrë të gjitha masat për ta përballuar si në çdo vend tjetër. Kërkohet durim dhe kujdes nga ana e të gjithëve.

Ta fillojmë me kujdesin ndaj vetes dhe atyre që na rrethojnë” u shpreh kreu i bashkisë. Shumë qytetarë shprehin konsiderata për ndihmën e dhënë nga bashkia. Është kjo mënyra e duhur për t’i ardhur në ndihmë personave që nuk kanë pamundësi për të lëvizur. Burime nga bashkia bëjnë me dije se bashkia ka qënë gjithmone në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe do të jetë edhe në këto momente kritike që po kalon bota mbarë. Burime nga bashkia bëjnë me dije se janë dezinfektuar të gjitha rrugët, sipërfaqet të mëdha të gjelbërimit të parkut, lulishtet si dhe shumë zona të tjera. Është për t’u theksuar se qyteti po kalon një heshtje të madhe në të gjitha lagjet e tij. Kjo ka tregon se tashmë njerëzit janë të ndërgjegjësuar. Kjo tregon se Kuçova ka trashëguar dhe vazhdon të trashëgojë një kulturë të lashtë. Heshtjen që ka mbërthyer këtë qytet e prish vetëm zhurma e çikrikëve të pusëve të naftës që punojnë pa ndërprerje. Dilaver Xhelili

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet