Heshtja për protestën e opozitës!

Publikuar më 29. 01. 2018 nga Jola Alimemaj

Nga Ema Shazivari

Ndonëse ai është shumë aktiv në rrjetet sociale, i shkathët për të postuar çfarëdo ngjarje të mundshme (sidomos trofetë e Rilindjes), pjesëmarrja e mijëra e mijëra personave në shesh nuk iu duk edhe aq e rëndësishme Edi Ramës. Heshtja që në shumë raste përkthehet si injorom kurrsesi nuk mund të jetë akt bashkëveprimi me qytetarët e vendit tënd. Një kryeministër nuk mund të konsiderohet as më pak dhe as më shumë si shërbëtor i vendit të tij.

Edhe në qofshin të gabuar te kërkesa këta njerëz, ai që i drejton duhet ti orientojë që të ndryshojnë të paktën mendje. Vetëm ne rast se i trembet thellësisht ai mund ti injoroje ata me heshtje publike por me diskutime pa fund me miqtë dhe bashkëpunëtoret e tij.

E nëse Ramës i duket DAVOS, më i rëndësishëm se shteti që drejton, është e sigurt se mbrëmë, sot por ndoshta dhe në ditët në vazhdim në tavolinat e gjata të punës, në ato me miqtë dhe familjarët e tij sado të përpiqet nuk mund ta shmangë temën e protestës. Sepse ajo është tema e ditës më shumë se çdo përpjekje për postime fotosh me anonimë që flasin anglisht me kryeministrin tonë.