Hervin Çuli, edhe për katër vite, në krye të Teatrit Kombëtar

Foto 1 nga 4 Pas Para

Nga Valeria Dedaj

Regjisori dhe aktori Hervin Çuli rizgjidhet drejtor i Teatrit Kombëtar. Në garë për këtë post ishin artistët Ema Andrea, Genc Fuga dhe Laert Vasili. Risia e vetme në katër vite, kalendari artistik

Regjisori dhe aktori Hervin Çulli rizgjidhet sërish drejtor i Teatrit Kombëtar. Përballë tij në këtë garë ishin artistët edhe Ema Andrea, Genc Fuga dhe Laert Vasili. Deri më tani nuk dihet ende, se çfarë do të jenë risitë që Çuli do të sjellë në këtë 4-vjeçar të ardhshëm, pasi platforma e re nuk është bërë publike. “Shekulli” kontaktoi dje këshilltaren e Ministrisë së Kulturës, Milena Selimi, për të pasur një material rreth platformave, që secili kandidatë ka dorëzuar, prej nga mori përgjigjen, se: “Vendimi për drejtorin e TK është marrë sot (dje) në mbledhjen e radhës së qeverisë.

Mund ta konsultosh në vendimet e KM që besoj zbardhen deri në fund të ditës”. Ndërsa, në vendimin e qeverisë, miratuar dje për emërimin në detyrë të drejtorit të TK, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të  ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, shkruhej vetëm se Këshilli i Ministrave, zgjedh që Hervin Çuli zgjidhet drejtor i TK. Ndërsa, vet Çuli i kontaktuar nëpërmjet telefonit, në ditët në vijim do të jetë i gatshëm, për të ndarë më gjerësisht me publikun, risitë e platformës për katër vitet e ardhshme.

Platforma dhe arritjet e Hervin Çulit në katër vite drejtor

Hervin Çuli në platformën e para katër viteve, premtoi se do të bënte një ndryshim rrënjësor për Teatrin Kombëtar. Ky ishte edhe titulli i projekt-idesë së tij asokohe. Në platformë ai vendoste përballë dy situatat: “Ku jemi” dhe “Nën drejtimin tim…”. Analizonte në kapituj e nënkapituj çdo gjë që shqetësonte një artist.

Ngrohja, ishte pika e parë që niste kjo platformë. Për të u morën disa masave gjatë shfaqjeve, ndërsa gjatë provave të artistëve vijon ende e jetë e njëjta gjendje. Ndalte edhe te komoditeti, gjendja e tualeteve, mungesa e kushteve më minimale për aktorët, të cilat nuk kanë parë ndonjë përmirësim të dukshëm gjatë këtyre katër viteve, për të zbritur te trupa e aktorëve, si do të veprohej me të, si do të lidheshin kontratat, dhe si do të paguheshin. Risit ishin të dukshme në këtë pikë, por nuk u mirëpritën nga të gjithë artistët, pasi çdo tre muaj apo 1 vit, duhet që të përsërisin kontratat. Kjo gjëndje i ka bërë ata që gjatë gjithë kohës të punojnë nën presion. Ishte menduar edhe për ndryshime, në mënyrën se si do të zgjidheshin regjisorët, repertori, kalendari, festivalet, bashkëpunimet me Kosovën e Maqedoninë. Por, që e vetmja pikë e realizuar plotësisht prej tij ishte zbatimi dhe publikimi i një kalendari artistik.

Kontratat

“Për 23 vjet TK u ka shërbyer më shumë klaneve të ndryshme nepotiko-politike brenda komunitetit artistik sesa spektatorëve. Janë pikërisht këto klane që rekrutimin e aktorëve nuk e kanë bërë sipas kritereve publike, por nëpërmjet ndërhyrjeve politike dhe miqësive personale… Teatri është i politizuar kokë e këmbë. Ikën një parti dhe vjen tjetra e asgjë nuk ndryshon, sepse motoja e drejtuesve si ky i fundit është: vdiq mbreti-rroftë mbreti i ri!”, shkruante asokohe ndër të tjera Çuli. E kësaj përzgjedhje as vet Çuli nuk i shpëtoi dot, madje shfaqjet e fundit ngjitur në TK, e tregojnë më së miri. Prezenca e bashkëshortes së tij, si aktore në shfaqje që janë ngjit në TK gjatë katër viteve, nuk thonë kurrsesi atë çka ka dashur të shmangë regjisori. Edhe pse, sipas Çulit, kjo përzgjedhje është bërë nga vet regjisorët përkatës. Atë çka nisi fillimisht me audicione për çdo shfaqje, sikundër thotë edhe ai më lartë për ish-drejtorët e tjerë, rezultoi po njësoj. Çuli pas dy viteve të para në këtë post, u dorëzua dhe nisi të lejonte, që çdo regjisorë të bënte zgjedhjet e tij, pa kurrfarë audicioni të hapur. “Teatri Kombëtar do të jetë një institucion me kontrata 1-vjeçare. Regjisorët, me miratimin e drejtuesi të TK-së dhe të bordit artistik, do të rekrutojnë aktorët. Format e rekrutimit të aktorëve do të jenë: karriera e spikatur artistike; audicioni. Teatri rekruton aktorët mbi 55 vjeç me kontratë me afat të papërcaktuar”, shkruante Çuli asokohe.

Rekrutimi i stafit artistik

“Teatri Kombëtar rekruton aktorët në fillim të sezonit sipas përzgjedhjes së regjisorit, me miratimin e drejtuesit të institucionit dhe të bordit. Nën drejtimin tim Teatri Kombëtar do të jetë një institucion me kontrata 1-vjeçare. Regjisorët, me miratimin e drejtuesi të TK-së dhe të bordit artistik, do të rekrutojnë aktorët. Format e rekrutimit të aktorëve do të jenë: karriera e spikatur artistike; audicioni. Aktorët e kontraktuar do të jenë pjesë aktive e repertorit në më shumë se një projekt. Teatri Kombëtar do të krijojë databazën e të gjithë aktorëve shqiptarë dhe regjisorëve me të dhëna të plota për profilin, karrierën dhe moshën e tyre. Aktorët që janë punësuar diku tjetër (absolutisht nuk lejohet punësimi në institucionet skenike konkurruese, private apo publike), si profesorët e UA dhe aktorët në pension, që nuk mund të lidhin kontratë pune me TK-në, për t’u bërë pjesë e repertorit të TK-së do të lidhin një kontratë shpërblimi me sanksione të forta, ku do të pranojnë datat e paracaktuara në programin e institucionit për një vit kalendarik. Teatri rekruton aktorët mbi 55 vjeç me kontratë me afat të papërcaktuar. Rekrutimi i regjisorëve dhe koncepti “Teatri Kombëtar-Teatri i Regjisë”. Regjisorët e teatrit do të përzgjidhen nga drejtuesi i TK dhe bordi (për sa kohë është në fuqi ky ligj). Drejtuesi, me miratimin e bordit artistik, përzgjedh ata emra regjisorësh që i japin garanci për repertorin, emra që kanë dhënë prova me suksesin e tyre në skenat shqiptare e ndërkombëtare”. (Nga platforma e H.Çulit, 2014)

Çuli, si drejtor në 4 vite

Gjatë muajit shkurt u ngrit një grup pune, për zhvendosjen e trupës së Teatrit Kombëtar te skena e re “Turbina”. Gjë për të cilën disa nga artistët e këtij teatri, mbështetur edhe më gjerësisht nga SASE (Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit) dhe SPAK (Sindikata e Pavarur e Aktorëve të Teatrit Kombëtar) është kundërshtuar, deri edhe në protesta, pas prezantimit të projektit të Teatrit të ri Kombëtar. Aktualisht në Teatrin Kombëtar punojnë 26 aktorë të brendshëm. Dhjetë prej tyre janë artistë të rinj, të cilët kanë nënshkruar kontratë gjatë këtyre 4 viteve. Ndërsa, 10 artistë të tjerë janë kontraktuar nga ky institucion dhe kanë siguruar kontrata të përkohshme (3-mujore). Gjatë 4 viteve 50 artistë të jashtëm kanë pasur mundësi, që të interpretojnë në skenën më të rëndësishme teatrore në vend në 15 premiera, mes tyre edhe pjesë shqiptare, që tashmë janë pjesë e repertorit në katër viteve.

Shfaqjet që bën zhurmë

Janë rreth 15 premiera në katër vite. Fillimisht ndryshimin e bëri shfaqja “Liri në Bremen” me regji të Sesilia Plasari. “Vrasja e Maratit” me regji të Arben Kumbaros, nuk kaloi në heshtje, aq sa vënia në skenë e kësaj pjese u konsiderua skandal, sepse vëllai i ministres (pavarësisht se një regjisor) nuk duhet që mbështetej financiarisht nga buxheti i TK-së.

“Tre motrat” me regji të Hervin Çulit, “Equus”, vepra e vënë në skenë nga Dino Mustafic, që riktheu në skenën e TK-së, aktorin Tomo Flloko.

Polemikat për dramën shqipe

Nuk kanë munguar asnjëherë kritikat, gjatë këtyre viteve, për mungesën e dramës shqipe në skenën e Teatrit Kombëtar. Laboratori “Netët e Leximit të Dramës Shqipe” është zhvilluar në TK, si një institucion më vete. Por, pavarësisht pritshmërie, vet Çuli është shprehur se problemi i dramës shqipe nuk mundet që të zgjidhet nga TK, por ky institucion mundet që për krijojë ura komunikimi për të. Tre pjesët shqiptare të ngjitura në TK janë “Shtëpia pa dritare” e Saimir Gongos, “Gruaja në dritare” e Artë Arifit dhe “Vdiq mbreti, rroftë mbreti” e Ferdinand Hysit janë pjesë të përzgjedhura nga “Netët e Leximit të Dramës Shqipe”. Gjatë sezonit që lamë pas, në “Netët e leximit të dramës shqipe” në garë ishin rreth 40 vepra, nga të cilat nuk është shpallur ende asnjë pjesë fituese. Edhe pas rikthimit të dramës shqipe në skenë, realiteti ka treguar se suksesi i regjisorëve, që punojnë me to është më i paktë sesa ndodh me pjesët e njohura. Për këtë, duhet që të shohim, se cila do të jetë risa e këtij mandati 4-vjeçar.

Angazhimi i aktorëve në shfaqje deri më janar 2018

  1. Artan Imami, në tre role
  2. Lulzim Zeqja, në tetë role
  3. Genti Deçka, në shtatë role
  4. Flaura Kureta, në tre role
  5. Sokol Angjeli në shtatë role
  6. Neritan Liçaj, në pesë role
  7. Eva Alikaj, në dy role
  8. Indrit Çobani, në katër role
  9. Gladiola Harizaj, në gjashtë role
  10. Ndriçim Xhepa, në një rol, tek (Liri në Bremen).
  11. Bujar Asqeriu, në tre role
  12. Vasjan Lami, në pesë role
  13. Anila Bisha, në tre role
  14. Naun Shundi, në tre role
  15. Luli Bitri, në dy role: (Vrasja e Maratit), (Equus).
  16. Helidon Fino, në katër role
  17. Arben Derhemi, në tre role
  18. Niada Saliasi, në pesë role
  19. Olta Daku, në tre role
  20. Dritan Boriçi, në tre role
  21. Laert Vasili, në tre role
  22. Raimonda Bulku, në katër role
  23. Eriona Kakeli, në katër role
  24. Elia Zaharia, në dy role
  25. Olta Gixhari, në tre role
  26. Luiza Xhuvani në një rol

Me kontrata të përkohshme

  1. Met Xhelili në një rol
  2. Andon Kaço në një rol
  3. Xhino Musollari në një rol
  4. Klodian Hoxha në tre role
  5. Ervin Bejleri në një rol
  6. Vangjel Toçe në dy role
  7. Gerti Ferra në shtatë role
  8. Mehdi Malkaj në katër role
  9. Anil Frashëri në një rol

Në pension

  1. Yllka Mujo në katër role

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Leksioni i Studentëve

Nga Zef Bushati Përtej kryefjalës së këtyre ditëve “student” dhe përpjekjeve të kuptueshme për pronësimin politik të protestës, e cila…

Abissnet