×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Heronjtë e çlirimit të Kosovës

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga Serbia pushtuese gjenocidale,më 12 qershor 2019, patjetër, do të duhej ta nderonte presidentin e Amerikës, Bill Clinton me medaljen HERO I PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, jo vetëm me urdhrin e lirsë, sepse është i pamjaftueshëm në krahasim me veprën e madhe historike, me kontributin dhe me meritat e jashtëzakonshme të Bill Clintonit, shpëtimtarit të  2 milionë e gjysmë shqiptarëve në Kosovë (1999). Pra, JO vetëm me  urdhrin e lirisë”, por edhe me  Urdhrin e Heroit të Kosovës, Presidentit të Amerikës, Bill Clinton ! Sepse  Presidenti historik amerikan, Bill Clinton ishte  i pari dhe i vetmi lider politik në skenën ndërkombëtare, që botërisht deklaroi se Serbia bëri gjencid në Kosovë-në zemrën e Evropës (1999). Ky ishte shkaku, pse Bill Clinton dha urdhrin historik për bombardimin e së ashtuquajturës Republikë Federale Jugosllave (Serbia dhe  Mali i Zi), më 24 mars 1999. Bill Clinton së bashku me  Madeleine Albright  (Sekretare e Departamentit Shtetëror Amerikan) dhe William Walker (diplomat i shquar amerikan  dhe shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë) së bashku me kryekamandantin e NATO-s, Gjeneralin amerikan Wesley Clark kanë meritat kryesore historike, politike, diplomatike dhe ushtarake për shpëtimin e Kosovës nga gjenocidi i Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999).

Kush ta shpëton jetën dhe të sjellë lirinë dhe pavarësinë, ai është vëlla, shok,  mik dhe  hero. Prandaj, të mos i ndajmë, të mos i injorojmë dhe të mos i harrojmë heronjtë e Kosovës, qofshin kombëtarë apo ndërkombëtarë. Lufta e përbashkë, liria dhe pavarësia e Kosovës na bashkoi me Amerikën. Prandaj, këtë bashkim dhe këtë miqësi jemi të obliguar ta ruajmë me sjellje, me  vepra  dhe me vlera konkrete, jo vetëm me fjalë boshe, me mashtrime, me devijime dhe me hipokrizi të ndryshme, që dëmtojnë interesin e përgjithshëm strategjik  dhe bashkëpunimin  afatgjatë shqiptaro-amerikan. Pra, ta shikojmë të vërtetën në sy se liria dhe pavarësia e Kosovës,  është vepër  historike e  përbashkët e UÇK-së së Adem Jasharit, të mbështetur dhe të legalizuar nga Amerika e Bill Clintonit dhe e George W. Bush. Kjo është arsyeja dhe argumenti i qëndrueshëm, që mbështesin vendimin e ligjshëm të Kosovës për njohjen e statusit hero të  presidentëve Bill Clinton dhe George W.Bush.

Ata që  pavarësuan Kosovën, janë heronjë të Kosovës. Nuk kanë emër tjetër. Mirëpo, këtë duhet  zyrtarizuar edhe de jure Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke  i nderuar me mirënjohje të veçantë-heronjë të Kosovës, presidentët e SHBA-së, Bill Clinton dhe George W. Bush.  Pra,  krahas heronjve kombëtarë shqiptarë, Adem Demaçi dhe Adem Jashari, edhe ish-presidentët  e Amerikës Bill Clinton dhe George W.Bush janë heronjë të Kosovës, sepse me luftë dhe me paqe ia sollën lirinë Kosovës (1999 – 2008). Vetë Bill Clintoni dhe Amerika mbështetën dhe ndërkombëtarizuan çështjen e Kosovës, si dhe legalizuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Konferencën e Rambujesë ( shkurt 1999). Së këndejmi,  kryekomandanti legjendar (truri dhe zemra e Kosovës) së bashku me trimat e tij të UÇK-së, të parët filluan luftën për çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese, kurse  presidenti amerikan Bill Clinton e përfundoi me sukses, duke e mposhtur me forcë Serbinë (78 ditë bombardim nga NATO-ja).

Kjo ishte fitorja historike e Adem Jasharit dhe e Bill Clintonit, sepse  Kosovës ia sollën lirinë dhe pavarësinë (1999). Këta janë  heronjtë më të merituar historikë për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës. Ndryshe Kosova, edhe sot, do të kishte qenë nën tutelën kolonialiste dhe imperialiste të Serbisë gjenocidale. Duke qenë se lirinë Kosovës ia solli Amerika, atëherë është  e logjikshme dhe e njerëzishme  që ish-presidentët e saj të merituar, Bill Clinton dhe George W. Bush, të shpallën heronj të Kosovës, sepse vetëm ngritja e lapidarëve të tyre nuk është  satisfaksion i mjaftueshëm për historinë e re të Kosovës së pavarur. Në Prishtinë,  në vend të  Trekëndshit serbo-jugosllav komunist “bratstvo-jedinstvo”, të ngritet në formë pirgu Shtatorja e lartë e lirisë së Kosovës me heronjtë e saj: Adem Demaçi, Adem Jashari, Bill Clinton dhe George W.Bush. Këto katër personalitete kombëtare dhe ndërkombëtare, që i përkasin shekujve XX dhe XXI, pa dyhsim se janë FLAMURI-SIMBOLI i përjetshëm i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008). Pikërisht, ndërtimi i Shtatores së Katërshes heroike të pavarësimit të  Kosovës (Demaçi, Jashari, Clinton dhe Bush)  midis Kuvendit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, duhet të jetë kujtimi i përjetshëm i brezave të sotëm dhe të nesërm shqiptarë, jo  Trekëndshi “bashkim-vëllazërim”  çetniko-partizan serbo-jugosllav, i cili, fatkeqësisht, edhe pas ndryshimit të faqes historike dhe politike të Kosovës (1999-2019) po qëndron si “gogol” i pamposhtuar për t’iu kujtuar shqiptarëve  mizoritë, masakrat dhe gjenocidin serbo-jugosllav të bërë në Kosovë, gjatë LDB dhe pas përfundimit të saj (1945-1999).

Mbijetesa e Trekëndshit “bratsvo-jedinstvo” në qendër të Prishtinës, është turpi më i madh i politikës dhe i ligjvënësve të Repulikës së Kosovës, sepse simbolizon pushtimin kolonizues të Kosovës me dhunë, me forcë dhe me gjenocid nga   bandat  ushtarake, pramilitare dhe policore vrastare pushteuse serbo-jugosllave  dhe të kuislingëve-mbështetësve të tyre shqipfolës. Përmendorja në formë trekëndshi “bashkim-vëllazërim”, e vendosur midis Kuvendit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, nuk është vlerë simbolike kombëtare  shqiptare e as vlerë e demokracisë evropiane perëndimore, por vetëm simbol famëkeq i “bashkim-vëllazërimit” me dhunë, me terror dhe me gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ky ishte trekëndshi “vullnetar” i “bashkim-vëllazërimit” serbo-jugosllav shqiptar (1945-1999). Ruajtja dhe përkujdesja e kësaj përmendoreje antiliri, antipavarësi dhe antivetëvendosje Kosovës shqiptare, nuk është aspak njerëzore, humane, kombëtare e as e drejtë, sepse bie ndesh me kërkesën historike dhe me luftërat njëqindvjeçare të shqiptarëve për lirinë, për pavarësinë e Kosovës dhe për ribashkimin e saj me Shqipërinë. Prandaj, është e domosdoshme dhe imediate, që ligjëvënësit e Kosovës, të miratojnë vendimin përkatës për shembjen e asaj përmendoreje famëkeqe partizane  komuniste serbo-jugosllave, dhe në vend  të saj, të ngritet shtatorja historike me katër simbolet e saj  heorike  dhe të lavdisë: ADME DEMAÇI, ADEM JASHARI, BILL CLINTON DHE GEORG W. BUSH, sepse këta kanë meritat kryesore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës (17 shkurt 2008), jo çetnikët komunistë serbo-jugosllavë, që më 1945 me forcë, me reprezalje dhe me gjenocid e RIPUSHTUAN dhe e RIKOLONIZUAN KOSOVËN e Shqipërisë etnike.

Këto katër personalitete shqiptare dhe amerikane (kombëtare dhe ndërkombëtare) përbëjnë kuintesencën e kuptimit dhe të domethënies së përmbajtjes së historisë, të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës. Pa këtë histori, mirëfilli nuk mund të kuptohet, të shpjegohet e  as të justifikohet e vërteta mbi lirinë dhe mbi pavarësinë e Kosovës (2008). Si në çdo vend të botës, ata që sjellin lirinë dhe pavarësinë një populli kanë vetëm një emër, quhen heronjë, ashtu sikurse Adem Demaçi, Adem Jashari, Bill Clinton dhe George W. Bush, të cilët janë flamurtarët e merituar- kurora e lulediellit dhe e luledritës së Kosovës së lirë, të pavarur, sovrane dhe demokratike. Ndaj presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi  (edhe pse me vonesë të madhe) ka rastin historik, që krahas  heronjve të kombit dhe të Kosovës, Adem Demaçi dhe Adem Jashari, t’i shpallë heronjë të Kosovës, edhe presidentët historikë të SHBA-së., Bill Clinton dhe George W.Bush, se janë pjesë e pandashme e frytit të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës. Nolens volens, duhet pranuar të vërtetën se vepra e tyre  politike, humanitare dhe ushtarake ka karakter historik, kombëtar dhe ndërkombëtar për Kosovën, sepse  Amerika e bëri të pavarur dhe sovrane, të cilën sot e njohin 140 shtete të Kombeve të Bashkuara. Heroizmi i Bill Clintonit  dhe vulsja e pavarësisë nga George W. Bush , janë përligjja dhe justifikimi i luftës së UÇK-së për lirinë  dhe për pavarësinë e Kosovës.

Njohja ligjore e statusit hero  Bill Clinton-it dhe George W. Bush-it, në asnjë mënyrë nuk do të thotë mohimin dhe zhvlerësimin e betejave, të kryengritjeve, të luftërave dhe të sakrificave të dëshmorëve dhe të heronjve shqiptarë, që me qindra e me mijëra kanë derdhur gjak dhe kanë flijuar jetët e tyre për ta bërë Kosovën e lirë dhe të pavarur (1878-1999), por, është vërtetim dhe kurorëzim historik, politik, kombëtar dhe ndërkombëtar i veprës së tyre heroike ngase Amerika  për herë të parë në historinë e kombit shqiptar, ia arriti t’ia sjellë lirinë dhe pavarësinë Kosovës së Shqipërisë etnike, duke e shkëputur përgjithmonë nga  Serbia kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999).  Pra, Amerika (superfuqi botërore) me presidentët e saj Bill Clinton dhe George W. Bush, ishte ajo që me luftë, me politikë dhe me diplomaci ia doli, që ta realizojë  ëndrrën dhe aspiratën  shekullore të dëshmorëve dhe të heronjve shqiptarë të Kosovës, që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur. Ndaj, shpallja dhe nderimi heronj të Kosovës e presidentëve historikë të Amerikës, Bill Clinton dhe George W.Bush, në asnjë segment nuk e konteston, nuk e zbeh, nuk e hijeson e as nuk e mohon meritën e heronjve dhe të dëshmorëve të UÇK-së me  heroin Adem Jashari në krye,  që flijuan jetën e tyre për ta çliruar Kosovën nga Serbia pushtuese gjenocidale, por  de fakto dhe de jure është kurorëzim dhe njohje e drejtpërdrejtë e luftës çlirimtare dhe antikoloniale të UÇK-së për çlirimin dhe shkëputjen e Kosovës nga Serbia kolonialiste, ekspansioniste, hegjemoniste, militariste dhe gjenocidale (1912-1999).

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skandali “Rama”, mësimi online nuk klasifikohet

Skandali “Rama”, mësimi online nuk klasifikohet

Publikuar më 03.07.2020
Nga: Mirela Karabina Mësimi online, zhvilluar prej tre muajs...

Nga: Mirela Karabina Mësimi online, zhvilluar prej tre muajsh për arsye të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, me urdhër të ministres së Arsimit është quajtur i paklasifikuar. E drejtë, pasi mësimi në distancë nuk u realizua dot! Por, ajo që nuk është e drejtë qëndron në faktin se viti shkollor 2019-2020, parashikuar për 35 javë mësimore […]

Lexo më shumë

Të varfërit në lagjen më të pasur të Tiranës

Të varfërit në lagjen më të pasur të Tiranës

Publikuar më 02.07.2020
Silvana Begaj A ju kam folur ndonjëherë për shitësen e perim...

Silvana Begaj A ju kam folur ndonjëherë për shitësen e perimeve ku pija kafen e mëngjesit? Vinte çdo ditë nga një fshat i Tiranës dhe sillte perime. Në të ftohtë dhe në diell, ajo nuk lëvizte derisa të shiste çdo gjë. Çdo gjë bio dhe me çmim qesharak. Qeshte shumë rrallë. Shikonte majtas-djathtas se mos […]

Lexo më shumë

Përgjigja e quizit historiko-politik shqiptar për Triesten

Përgjigja e quizit historiko-politik shqiptar për Triesten

Publikuar më 01.07.2020
Shaban Murati Trieste 1 është takimi i fshehtë kokë më kokë ...

Shaban Murati Trieste 1 është takimi i fshehtë kokë më kokë në Trieste në shkurt 1992 i kryetarit të PD, Sali Berisha, me kryetarin e PS, Fatos Nano, një muaj para zgjedhjeve parlamentare, dhe marrëveshja e fshehtë midis tyre për rotacionin e pushtetit dhe amnistimin penal të dosjes së thesarit të shtetit të depozituar jashtë […]

Lexo më shumë

Dy burra-profesorë, një grua-ministre luajnë “ping-pong” me të ardhmen e studentëve të FEUT-së

Dy burra-profesorë, një grua-ministre luajnë “ping-pong” me të ardhmen e studentëve të FEUT-së

Publikuar më 01.07.2020
Nga: Marash Logu Imagjinoni dy burra që luajnë ping-pong me ...

Nga: Marash Logu Imagjinoni dy burra që luajnë ping-pong me njëri-tjetrin dhe një grua arbiter që qendron indiferente ndaj lojës. Tani, mendoni që në vend të topit, ajo që ata i gjuajnë me ashpërsi njëri-tjetrit është e ardhmja juaj. Do ishte e pandjeshme, revoltuese, e paligjshme. Kjo është situata skandaloze ku gjenden 315 -ish-studentë të […]

Lexo më shumë

Berlusconi, statisti i fundit italian i larguar padrejtësisht!

Berlusconi, statisti i fundit italian i larguar padrejtësisht!

Publikuar më 30.06.2020
Nga Alban Daci Politika italiane jo vetëm që mbetet thellësi...

Nga Alban Daci Politika italiane jo vetëm që mbetet thellësisht makiaveliste, por mbetet një ndër shkollat më të rëndësishme politike në botë dhe më të vështirat për të kuptuar e për tu interpretuar. Edhe pse Italia është një Republikë Parlamentare dhe realisht sovraniteti duhet t’i përkas popullit, në fakt sovraniteti ka qenë vazhdimisht në dorë […]

Lexo më shumë

Mesazhet e Covid-19 për të ardhmen e Botës

Mesazhet e Covid-19 për të ardhmen e Botës

Publikuar më 30.06.2020
Nga Dr. Harilla Goga Covid-19 dhe pasojat e tij shkatërruese...

Nga Dr. Harilla Goga Covid-19 dhe pasojat e tij shkatërruese e kanë tronditur plotësisht Botën tonë në të gjitha dimensionet e saj, dhe estabishmenti politik me shumë  vështirësi po përpiqet ta menaxhojë dhe përballet me sfidat e tij. ( Ky koncept është trajtuar gjerësisht në artikullin e sapo botuar me titull: Marrëdhëniet ndër-shtetërore përballë sfidave […]

Lexo më shumë

Ç’po ndodh vallë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë?

Ç’po ndodh vallë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë?

Publikuar më 29.06.2020
Alban Daci SHBA-të vazhdojnë të mbeten fuqia më e madhe, e v...

Alban Daci SHBA-të vazhdojnë të mbeten fuqia më e madhe, e vetme dhe e padiskutueshme në Botë. Megjithatë, SHBA-të mbeten më shumë ideali i vetëm e pozitiv për të gjitha vendet e vogla që kanë qenë të pambrojtura e të shtypura nga doktrinat diktatoriale të modelit sovjetik, ose stalinist-komunist. Shqipëria është një ndër vendet e […]

Lexo më shumë

Shihni Bosnjen ditën dhe pastaj njihni ‘pakicat’

Shihni Bosnjen ditën dhe pastaj njihni ‘pakicat’

Publikuar më 29.06.2020
Arben Rrozhani Sekretar i PR i partisë ‘Zgjidhja’ Bosnje Her...

Arben Rrozhani Sekretar i PR i partisë ‘Zgjidhja’ Bosnje Hercegovina është sot kampione në Ballkan. Ekonomia mund ta ketë marrë veten, qindra mijëra refugjatë mund të jenë rikthyer, por vendi ballkanik i përgjakur nga masakrat dhe lufta tre vjeçare 1992-1995, është një shtet i dështuar, i kontrolluar de jure nga ndërkombëtarët. Ajo sot ka 4 […]

Lexo më shumë