×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Hendeku gjinor, Shqipëria renditet e 25-a në botë, më mirë me fuqizimin politik

Shqipëria renditet në vendin e 25 në botë nga 156 shtete, në Indeksin e hendekut Gjinor të vitit 2021, të publikuar nga Forumi Ekonomik Global, duke hyrë ndër vendet ku diferenca mes femrave dhe meshkujve është më e ulët dhe shumë më lart se shtetet e rajonit. Hendeku gjinor në Shqipëri është më i ulët edhe se në shtete të zhvilluara të Europës, si Italia, Spanja, apo Danimarka. Në rajon, jemi të dytët pas Serbisë, që renditet e 19-a.

Gjithsesi, në raport me vitin e mëparshëm, Shqipëria ka humbur pesë pozicione.

Shqipëria, deri tani, ka mbyllur 77% të hendekut gjinor, nga 89% që e ka shteti me më pak diferenca gjinore në botë, që është Islanda dhe 68% që është mesatarja globale.

Gratë shqiptare renditen në vendin e 35 për pjesëmarrjen ekonomike dhe mundësitë, në vendin e 42 për arritjet në edukim.

Shqipëria e ka treguesin më të mirë në fuqizimin politik, ku renditet e 30-a.

Vendi ynë ka renditje më të përkeqësuar për shëndetin dhe mbijetesën, në vend të 147.

Në vend të parë në botë për hendek të ulët gjinor mes femrave dhe meshkujve renditen Islanda, Finlanda, Norvegjia, Zelanda e re, të cilat kanë edhe gra si kryeministre.

Në rajon, pas Shqipërisë renditen Mali i Zi (48), Serbia (54), Maqedonia e Veriut (73), Bosnjë-Hercegovina (76), ndërsa Kosova nuk është e përfshirë në këtë renditje.

Këtë vit, indeksi i Hendekut Gjinor Global rendit 156 vende, duke ofruar një mekanizëm për krahasimin ndër-vendeve si dhe për të dhënë përparësi politikave më efektive të nevojshme për të mbyllur boshllëqet gjinore. Metodologjia e indeksit ka mbetur e qëndrueshme që nga konceptimi i tij origjinal në 2006, duke siguruar një bazë për analiza të forta ndër-vendore dhe seri kohore. Indeksi Global i Hendekut Gjinor mat rezultatet në një shkallë nga 0 në 100, përmes rezultateve të të cilës mund të krahasohet dhe ecuria e mbylljes së hendekut.

Forumi ekonomik thekson se do të duhen 135.6 vjet për të mbyllur hendekun gjinor në të gjithë botën.

Në rang global Hendeku gjinor në Fuqizimin Politik mbetet më i madhi nga katër treguesit. Në të 156 vendet e mbuluara nga indeksi, gratë përfaqësojnë vetëm 26.1% të rreth 35.500 vendeve në parlament dhe vetëm 22.6% të mbi 3,400 ministrave në të gjithë botën. Në 81 vende, nuk ka qenë kurrë një grua kryetare e shtetit, deri në 15 janari 2021. Me nivelin aktual të progresit, Forumi Ekonomik Botëror vlerëson se do të duhen 145.5 vjet për të arritur barazinë gjinore në politikë.

Islanda është shteti që ka pabarazinë më të ulët gjinore në botë. Deri tani, ky shtet ka mbyllur 89.2% të hendekut gjinor./Monitor/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Të dhënat e qytetarëve po përdoren nga PS përmes e-Albania? Reagon AKSH: Të gatshëm të ballafaqohemi!

Të dhënat e qytetarëve po përdoren nga PS përmes e-Albania? Reagon AKSH: Të gatshëm të ballafaqohemi!

Publikuar më 11.04.2021
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSH) ka mo...

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSH) ka mohuar kategorikisht përdorimin e të dhënave për rreth 900 mijë qytetarëve për qëllime elektorale. Në një reagim zyrtar, AKSH ka hedhur poshtë akuzuar se të dhënat që disponon si institucion të jenë përdorur nga partitë politike për qëllime elektorale. Më tej ka sqaruar se të dhënat e qytetarëve nuk ruhen, […]

Lexo më shumë

Presidenti Meta: Kryeministri në detyrë ka një kartelë psikiatrie dhe në datën 25 prill do kërkojë mëshirë! I them Ramës që…

Presidenti Meta: Kryeministri në detyrë ka një kartelë psikiatrie dhe në datën 25 prill do kërkojë mëshirë! I them Ramës që…

Publikuar më 10.04.2021
Nga Vlora, Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjig...

Nga Vlora, Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama. Në një komunikim për gazetarët me tone më të ashpra, Kreu i Shtetit tha se Rama ka një kartelë psikiatrike, të cilën do ta tregojë në 25 prill dhe do të kërkojë mëshirë. “Në 26 prill jam i sigurt që Vlora do […]

Lexo më shumë

Filloi pazari në Gjirokastër/ Ministri Çuçi thasë me ushqime në këmbim të votave

Filloi pazari në Gjirokastër/ Ministri Çuçi thasë me ushqime në këmbim të votave

Publikuar më 10.04.2021
Disa foto që po qarkullojnë me shpejtësi marramendëse tregoj...

Disa foto që po qarkullojnë me shpejtësi marramendëse tregojnë se magazina e Drejtorisë së Zjarrfikësve në Gjirokastër është mbushur me tonelata ushqime për t’i shpërndarë tek banorët në shkëmbim të votës. Kandidati për deputet i LSI-së, Vangjel Tavo, ka denoncuar në rrjetin e tij social ‘Facebook’, disa foto nga kjo magazinë, ku duken tonelatat me […]

Lexo më shumë

Pas Najada Çomos edhe Pëllumb Pipero i bashkohet socialistëve, i përgjigjet opozitës: Politika juaj dëmton vaksinimin

Pas Najada Çomos edhe Pëllumb Pipero i bashkohet socialistëve, i përgjigjet opozitës: Politika juaj dëmton vaksinimin

Publikuar më 09.04.2021
“Dëgjoj disa politikanë të deklarojnë se vaksinimi mbjell vd...

“Dëgjoj disa politikanë të deklarojnë se vaksinimi mbjell vdekje dhe nuk dua ta besoj që ata nuk duan që Shqipëria të vaksinohet”, kështu e nis fjalimin në spotini e PS, mjeku infeksionit Pëllumb Pipero. Në një video të publikuar nga kryeministri Edi Rama me nënshkrimin “Pipero Forever”, mjeku flet për procesin e vaksinimit i cili […]

Lexo më shumë

Foto/ ‘Drejtori i Rilindjes në Durrës kërcënon vartësit’/ Ferdinand Xhaferaj i publikon mesazhin

Foto/ ‘Drejtori i Rilindjes në Durrës kërcënon vartësit’/ Ferdinand Xhaferaj i publikon mesazhin

Publikuar më 08.04.2021
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhafe...

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, ka publikuar një mesazh të Arben Isakut, i cili urdhëron punonjësit të sigurojnë vota për PS-në. Me anë të një postimi në “Facebook”, Xhaferaj thekson se drejtori i Rilindjes në Durrës kërcënon vartësit e tij, në një kohë që Arben Isaku duhej të ishte para drejtësisë si […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet/ Matthew Palmer: Ambasadorja Yuri Kim ka qenë e qartë, kandidatët duhet të jenë të besueshëm

Zgjedhjet/ Matthew Palmer: Ambasadorja Yuri Kim ka qenë e qartë, kandidatët duhet të jenë të besueshëm

Publikuar më 06.04.2021
Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ka m...

Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ka mbështetur plotësisht deklaratat e ambasadores Yuri Kim për kandidatët e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri. Palmer thotë se znj.Kim ka qenë mëse e qartë në deklaratat e saj, dhe kandidatët e partive duhet të jenë të besueshëm. Ai thotë se më e rëndësishmja është të ketë […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Sekretari i Shtetit të SHBA bisedë online me Ramën, Metën dhe Bashën

Zgjedhjet e 25 prillit/ Sekretari i Shtetit të SHBA bisedë online me Ramën, Metën dhe Bashën

Publikuar më 06.04.2021
Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, do të...

Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, do të zhvillojë një bisedë online me liderët e politikës shqiptare. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale ka informuar se Palmer do të “takohet” online me Ramën, Bashën dhe Metën, dhe se biseda do të fokusohet tek zgjedhjet e […]

Lexo më shumë

Ilir Meta i dërgon letër Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së KLSH-së

Ilir Meta i dërgon letër Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së KLSH-së

Publikuar më 06.04.2021
Presidenti Ilir Meta, i është drejtuar sot me një letër zyrt...

Presidenti Ilir Meta, i është drejtuar sot me një letër zyrtare Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së KLSH për “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të nenit 50 (pikat 1 dhe 2) të ligjit nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”. Meta thekson se Gjykata Kushtetuese nuk arriti të vlerësojë objektivisht kërkesën e KLSH-së, duke shtuar […]

Lexo më shumë