Hazizaj: Rasti i prokurorit të Elbasanit është për të ardhur keq

Juristi Sokol Hazizaj i ftuar në “Arena” në Ora News, tha se rasti i prokurorit të Elbasanit është për të ardhur keq.

Hazizaj: A ishte e përgatitur prokurorja e përgjithshme si prokurore e përkohshme për të nismuar në zgjedhjen brenda ekipit të saj të njerëzve të besuar. Nga pikëpamja formale, kryeprokurorja është e papërgatitur për të gjetur referencë ligjore për të bërë ndryshimet e duhura. Pata rastin të shikoj referencën ligjore të ndryshimit të një prej drejtuesve të rretheve dhe ishte e gabuar. Në fund të fundit, i përkohshëm apo i përhershëm të ka marrë besimin e kuvendit. Sa kohë ligjvënësi e ka nisur këtë proces e ka nisur si të paragjykuar, kjo do të ketë nonsense të karakterit formal, pra zgjidhje të nxituara. Ato që ndodhën sot dhe dje përbëjnë shkak për shkak të mungesës së bazës ligjore, përbëjnë shkak për paragjykim.

Jo të gjithë prokurorët e njohin ligjin.

Rasti i prokurorit të Elbasanit me sa konstatoj unë, është për të ardhur keq. Prokuroria është e centralizuar brenda sistemit të decentralizuar. Nuk mundet një njeri që është mes 300 vetave të fillojë të dyshojë tek kolegia e vet që sot është Prokurore e Përgjithshme.

Të tjera

Abissnet