
Gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara Nicolas Guillou pas konfirmimit të aktakuzës për ish-presidentin Hashim Thaçi ka lëshuar edhe fletarrestimin për të.
Në versionin e redaktuar publik të Speciales i fletarrestimit të Hashim Thaçit thuhet se sipas informacionit aktualisht të disponueshëm, Thaçi jeton në Kosovë dhe gjykatësi i procedurës paraprake urdhëron Zyrën e Prokurorit të Specializuar të zbatojë dhe dorëzojë këtë fletarrestim.
Fletarrestimi për Thaçin mban datën 26 tetor 2020 dhe është i publikuar në uebfaqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.
Smith fillimisht kishte shprehur frikën e tij se ish-presidenti i Kosovës mund të arratisej, pasi aktakuza e pakonfirmuar ishte bërë publike. Sipas tij, një gjë e tillë do ta nxiste Thaçin të ikte.
Smith në letrën e tij kishte pretenduar se Thaçi mund të kryejë edhe krime të tjera dhe të pengojë procedurat e Speciales. Ndërsa ka parashikuar se akuzat e konfirmuara nga Dhomat e Specializuara mund të sjellin burgim të përjetshëm për ish-presidentin.
“Përderisa të dhëna të caktuara dhe të përgjithshme në lidhje me aktakuzën e dorëzuar dhe të pakonfirmuar janë publikuar, ndjenja nxitëse e z.Thaçi për t’u arratisur, për të penguar procedurat dhe për të kryer krime të mëtejshme do të rritet posa ai të informohet për aktakuzën e konfirmuar dhe për hollësitë e akuzave të konfirmuara, të cilat mund të sjellin dënim me burgim të përjetshëm”, thuhet në dokumentin që Jack Smith ia ka dërguar gjyqtarit të Procedurës Paraprake.
Në këtë letër shihet insistimi i Kryeprokurorit të Speciales se Thaçi duhet të arrestohet dhe të dërgohet në paraburgim.
Version i Redaktuar Publik i Fletarrestimit Për Hashim Thaçin by Erjon Dervishi on Scribd
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply