“Do hash dajak”, Ruçi i del në mbrojtje Ndreut: Nuk ndëshkoj kur shaheni në komisione

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Byroja e Kuvendit rrëzoi kërkesën e PD-së për përjashtimin e deputetit socialist Pjerin Ndreu dhjetë ditë nga Kuvendi.

Kujtojmë që Ndreu kërcënoi deputetin Ervin Salianji në komisionin parlamentar të para pak ditëve me shprehjet “do hash dajak, ti do rrahur”.

Megjithatë kryetari i Kuvendit e cilësoi kërcënimin si sharje, duke u shprehur se “mbledhja nuk mund ta shqyrtojë këtë rast, pasi Byroja nuk ndëshkon kur njerëzit shahen në komisione.”

Debatet

Ervin Salianji- Xhaçkës: A ju duhet më shumë buxhet për të kontrolluar ish-repartet ushtarake, që përdoren për magazinim droge? A ju duhet më shumë buxhet për të vendosur në funksion radarët?!”

Paulin Stërkaj: Je bilbil mali! Se vetëm për të folur ke ardhur.

Pjerin Ndreu- Salianjit: Mos i provoke të gjithë se do të hash dajak! Ti do rrahur!

Paulin Stërkaj: Unë bëj mundje, boks edhe karate. Mos më bëj mua presion!

Pjerin Ndreu: Rri more urtë se je bërë provokator i keq! Rri more urtë, nuk e shikon çfarë është bërë në të kaluarën?!

Salianji: Nuk pyes dhe s’kam frikë nga asnjë bandit!