Hasan Lika: Kupa është objektivi ynë

Trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika ka theksuar se triumfi në kupë është objektivi kryesor i skuadrës gjirokastrite. Luftëtari nuk do ta ketë të lehtë të triumfojë në fushën e vështirë të Laçit pasi vendasit janë tepër të fortë në fushën e tyre.

“Jemi të përqendruar maksimalisht te ndeshja e Kupës me Laçin dhe do të synojmë të përmirësojmë gabimet që bëmë në fundjavë. Objektivi ynë sigurisht është edhe Kupa, që të shkojmë sa më larg. Nuk kemi lënë lojtarë pushim, por kemi vetëm dy të dëmtuar, Rapan dhe Lamçen. Do të luajmë me formacionin më të mirë, me qëllimin që të marrim një rezultat sa më pozitiv dhe që të jemi në pozita të mira në ndeshjen e dytë.

Karakteristikat e ndeshjeve të Kupës janë me sistem eliminimi dhe është e rëndësishme të mos pësojmë gol, por nga ana tjetër duhet të mundohemi që edhe të shënojmë. Kjo do të na ndihmonte të ishim më të qetë dhe më optimistë për ndeshjen e dytë, ky është qëllimi ynë. Do mundohemi që të vazhdojmë të luftojmë, si në Kupë ashtu edhe në kampionat”, tha trajneri Hasan Lika.

Të tjera

Abissnet