Haradinaj: Paqen e bëjnë të guximshmit dhe ne guxojmë të pajtohemi me Serbinë

Në 20-vjetorin e shënimit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje Serbisë për pajtim.

Haradinaj ka thënë se populli i Kosovës guxon që të pajtohet me Serbinë.

“Për shumë kohë populli ynë e ka kërkuar lirinë, breza e breza kanë vuajtur dhe janë flijuar. Populli i Kosovës e priste nga Zoti ndihmën. Bijtë e bijat e këtij populli qëndronin me popullin. Qëndronin Jasharajt dhe luftëtarët e Lirisë.

UÇK qëndroi me popullin. Spastrimi etnik dhe trenat e vdekjes u ndalën nga ju zoti President. Ju me avionët e jetës ndalët trenat e vdekjes dhe spastrimin etnik. Sot një popull i rilindur ju falenderon për jetë.

Shteti i Kosovës është vlerë e re në rajon, vlerë e shtuar në botë dhe sjell paqe në rajon. Paqen e bëjnë të guximshmit dhe ne guxojmë me u pajtu me Serbinë.

I bëjmë thirrje popullit të Serbisë edhe presidentit Vuçiç ta njohë Kosovën si të pavarur në kufijtë e vet në mënyrë që ne që qeverisim të punojmë më shumë e të fokusohemi në vendet e punës për qytetarët tonë dhe në qeverisjen më të lirë dhe në luftimin e korrupsionit.

Në mënyrë që brezave tu lëmë lirinë e respektin dhe jo luftën për territore e kufij.

Kosova është gati për tu pajtuar dhe i bën thirrje Serbisë për pajtim. E bëjmë dhe në falenderim të ndihmës që na ka dhënë bashkësia ndërkombëtare.

Presidenti Klinton jeni në shtëpinë tuaj. Të gjithë sot jemi në shtëpinë tonë. Zoti bekoftë Kosovën dhe aleatët e Kosovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet