Haradinaj: Opsionet për ndarjen e Kosovës kanë “vdekur”

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë një interviste në RTV Dukagjini ka thënë se hapja e kufijve do të ishte një ftesë për Rusinë për t’i dhënë më shumë rol në rajon.

Haradinaj ka pohuar se me prekjen e kufijve, Rusia do të ftohej të rris ndikimin e saj në Ballkan. Ai gjithashtu ka folur për dialogun, marrëdhëniet me SHBA-të.

“Hapja e kufijve dhe lëvizja me kufi është proces që vështirë se do të mbyllet pastaj. Nuk dihet kush fiton, supozohet se krijohet një situatë e paqartë që do të ishte një ftesë për Rusinë për më shumë rol…Presidenti i Kosovës mban këtë pozitë në bazë të kushtetutës, por opsioni për ndarje të Kosovës, që ndoshta dikush e ka shty atë për ta promovuar, ka “vdekur” realisht”, tha Haradinaj.

Idenë e hapjes së kufijve Haradinaj e cilësoi të rrezikshme duke e krahasuar me temën e demarkacionit e cila mund të provokonte luftë civile.

“Ju e dini që për pak hektarë të vlefshëm që fatmirësisht u gjet zgjidhje, ishim duke shkuar drejtë luftës civile. Askush nuk mund të bëj shaka më me këtë vend”, shtoi Haradinaj.

Ndërkaq duke folur për marrëdhëniet me Amerikën, Haradinaj pranoi se ka takime me përfaqësues të Ambasadës dhe se marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të mira.

Është normale që Ambasada e Amerikës të na jep vërejtje të sinqerta për çdo gabim që ne bëjmë. Kurrë më të mira dhe më të qëndrueshme marrëdhëniet nuk kanë qenë”, tha ndër të tjera kryeministri i Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet