Haradinaj njofton krerët e institucioneve për dorëheqjen përmes një letre (Foto)

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar përmes një letre të gjithë krerët e institucioneve dhe liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, për vendimin e tij për dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e aplikueshme, kam ftuar që të ndërmerren hapat e nevojshëm për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme nacionale, në mënyrë që e drejta për të zgjedhur t’i kthehet sovranit. Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të vazhdoj kryerjen e detyrave kushtetuese si Kryeministër dhe Qeveri në dorëheqje”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Ndërsa zyra e shtypit të Kuvendit të Kosovës ka konfirmuar tashmë se Haradinaj e ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen.

“Letra e dorëheqjes u është proceduar menjëherë anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit dhe kryetarëve të grupeve parlamentare”, theksohet në njoftim.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dha dorëheqjen të premten nga pozita që ka pasi ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet