Haradinaj: Mogherini dhe Hahn dëmtuan Kosovën e rajonin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh me tone të ashpra ndaj përfaqësueses së Bashkimit Europian, Frederica Mogherini dhe për komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn.

Dëmtimi i Kosovës dhe i gjithë Rajonit Ballkanik Perëndimor është dëmtuar nga dy zyrtarët e lartë shprehet Haradinaj. Ai ka treguar se nëse ata nuk do të kishin biseduar për çështjen e kufijve dhe territoret, sot Kosova dhe Serbia mund të kishin arritur një marrëveshje.

“Vazhdim i gabimit që e ka bërë zonja Mogherini dhe komisionari Han a kanë humbur 1 vit BE – së dhe Ballkanit. Sikur të mos kishin folur për kufijtë dhe territore, ndoshta do të kishim një marrëveshje. Një deklaratë që e le të hapur për mundësinë e bisedimit të territorit të kufirit është vazhdim i politikës së gabuar të evropianëve që po shkojnë”-theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Edhe unë

Koço Kokëdhima Nisma #Edheunë, e frymëzuar nga deklarata e mjeshtrit të mirënjohur Bujar Kapexhiu për të bojkotuar 30 qershorin, prej ditësh…

Abissnet