Haradinaj: Kthimi i të strehuarve për në Shqipëri do të bëhet në mënyrë të dinjitetshme

Kryeministri në detyre Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ka nisur kthimi i të strehuarve nga Shqipëria, të ardhur në Kosovë pas tërmetit të 26 tetorit, me kërkesën e tyre.

Haradinaj në një konferencë për media tha se Kosova tregoi zemërgjerësinë e saj gjatë situatës tragjike në Shqipëri dhe se tani e pret një fazë tjetër, shkruan Klan Kosova.

“Pas periudhës së parë të ardhjes ose të arritjes dhe vështirësive dhe sfidave të akomodimit, për të cilat vërtet meritojnë falënderime të gjithë që kanë treguar zemërgjerësinë, kemi filluar në një etapë të re për kthimin e të zhvendosurve”.

“Tashmë e dini që të gjithë të strehuarit tek shkolla “Gjon Buzuku” janë rikthyer. Tek Parku Inovativ nga 600 persona të strehuar, kane mbetur vetëm 100. Edhe këtu kemi detyra dhe përgjegjësi, që të sigurojmë një proces të kthimit në përputhje me dinjitetin e  të zhvendosurve”.

Haradinaj kërkoi nga të gjitha komunat ku mund te këtë persona të strehuar që të vendosin një numër të telefonit dhe të sigurojnë transportin për kthimin e tyre. Ai shtoi se nëse hasin në vështirësi do të përkrahen nga niveli qendror.

Ai gjithashtu tha se regjistrimi dhe identifikimi i personave të ardhur nga Shqipëria nuk është bërë me ndonjë paragjykim, por se eshë obligim që të ketë evidencë për të gjithë ata që hyjnë në Kosovë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet