×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Haradinaj ka refuzuar takimin me Edi Ramën, zbulohet arsyeja

Gjatë takimit të sotëm më liderët e partive politike në Kosovë, Edi Rama ka tentuar të ketë edhe një takim me ish-Kryeministrin e Kosovës, Z. Ramush Haradinaj, por takim që është refuzuar nga ana e Z. Haradinaj.

Shkak për këtë refuzim mendohet të ketë qenë padia e paprecedentë që Edi Rama ka bërë kundër Ramush Haradinaj.

Haradinaj ndër të tjera tha se ka pasur interesim nga ana e Ramës për t’u takuar, por që s’ishte e njëjta gjë edhe nga ana e tij, ndërsa ironizoi me një deklaratë të kryeministrit shqiptar, i cili e kishte quajtur atë të paditur.

“I paditurin nuk mund të takohet me të diturin”, tha Haradinaj.

Ndërkohë që po sot, Z. Hradinaj ka komentuar edhe një herë aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi nga Prokurori i Specializuar.

Ai tha për mediat kosovare se pas Gjykatës Speciale është një fuqi e madhe dhe Kosova e ka të vështirë ndërhyrjen.

“Shihet se ka një fuqi të madhe prapa Gjykatës edhe prapa Prokurorisë. Kur po them një fuqi është edhe një guxim ligjor o e quaj, me vepruar në mënyrën si kanë vepruar, pra me i bo publike aktakuzat në mënyrën si i kanë bo. Këtu shihet që është një gjykatë e fuqishme. Epilogu duhet me na interesuar të gjithëve. Nëse Gjykata e shkruan një faturë të fajësisë për nivele të larta të UÇK-së mbetet një situatë e Keqe për Kosovën në aspektin ndërkombëtar”, tha Haradinaj.

Kujtojmë se më 24 qershor në një njoftim i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, thuhej se janë paraqitur aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës që i adresohen Thaçit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Virusi shpërthen në spitale, dy mjekë në Fier rezultojnë të prekur nga Covid-19

Virusi shpërthen në spitale, dy mjekë në Fier rezultojnë të prekur nga Covid-19

Publikuar më 13.07.2020
Një mjek anestezist, ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-1...

Një mjek anestezist, ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Fierit. Mësohet se mjeku, sapo i janë shfaqur shenjat, nuk është shfaqur më në punë. Referuar burimeve, paraprakisht raportohet se mjeku ka qenë në Vlorë, ku edhe dyshohet se mund të jetë infektuar. Po ashtu i infektuar, ka rezultuar edhe një mjek […]

Lexo më shumë

Të hënën Komisioni për shkarkimin e Metës, çfarë pritet të ndodhë

Të hënën Komisioni për shkarkimin e Metës, çfarë pritet të ndodhë

Publikuar më 12.07.2020
I ndërprerë prej muajsh, të hënën pritet të mblidhet komisio...

I ndërprerë prej muajsh, të hënën pritet të mblidhet komisioni që heton Presidentin Ilir Meta për shkelje të Kushtetutës. Kur mbetet edhe pak ditë nga skadimi i afatit (31 korrik), komisioni duhet të marrë një vendim që duhet të t’ja kalojë më pas seancës plenare për votim. Tashmë komisioni ka në tryezë edhe opinionin e […]

Lexo më shumë

Rudina Hajdari publikon videon: Si i gënjeu Basha shqiptarët për listat e hapura 3 vite më parë

Rudina Hajdari publikon videon: Si i gënjeu Basha shqiptarët për listat e hapura 3 vite më parë

Publikuar më 11.07.2020
Rudina Hajdari zbuloi sot një video te kreut të PD-së Lulzim...

Rudina Hajdari zbuloi sot një video te kreut të PD-së Lulzim Basha, ku ai gënjen shqiptarët lidhur me listat e hapura të premtuara 3 vite më parë. Në video shfaqet Basha në vitin 2017 ku premton se kjo do të ishte hera e fundit që listat ishin të mbyllur, por që dje kërkoi ruajtjen e […]

Lexo më shumë

“Sjell pasoja të rënda”/ Ilir Meta kthen në Kuvend ligjin për Vetting-un në Polici

“Sjell pasoja të rënda”/ Ilir Meta kthen në Kuvend ligjin për Vetting-un në Polici

Publikuar më 11.07.2020
I ashtuquajturi ligji i Vetingut në Polici është kthyer për ...

I ashtuquajturi ligji i Vetingut në Polici është kthyer për rishqyrtim në Kuvend nga Ilir Meta. Më konkretisht bëhet fjalë për ligjin e miratuar më 18 qershor: “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, të ndryshuar”. […]

Lexo më shumë

Rama del sërish në TV: E vërteta e ofertës për Bashën, njëri Kryeministër dhe tjetri President

Rama del sërish në TV: E vërteta e ofertës për Bashën, njëri Kryeministër dhe tjetri President

Publikuar më 10.07.2020
Pasi foli për 1 orë e 7 minuta në një konferencë për shtyp k...

Pasi foli për 1 orë e 7 minuta në një konferencë për shtyp kryeministri Edi Rama zgjodhi fillimisht që t’i përgjigjej me një koment në Twitter kreut të opozitës Lulzim Basha duke mohuar të kishte bërë një ofertë “unë President dhe ti Kryeministër”. Ndoshta i është dukur se kjo nuk ka “zënë vend” ndaj kreu […]

Lexo më shumë

PS mbledh të hënën komisionin hetimor për shkarkimin e Metës

PS mbledh të hënën komisionin hetimor për shkarkimin e Metës

Publikuar më 10.07.2020
Të hënën e 13 korrikut në orën 14:00, do të mblidhet Komisio...

Të hënën e 13 korrikut në orën 14:00, do të mblidhet Komisioni i Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Presidentit e Republikës Ilir Meta. Komisioni hetimor do të hetojë vendimin e presidentit Meta për zgjedhjet e 30 qershorit si dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu, komisioni do të shqyrtojë edhe provat e administruara dhe opinionin e […]

Lexo më shumë

Deklaratat e Ramës dhe Bashës, Murrizi:“Të penduarit” e parë të Reformës në Drejtësi, po nxjerrin të palarat e njëri-tjetrit

Deklaratat e Ramës dhe Bashës, Murrizi:“Të penduarit” e parë të Reformës në Drejtësi, po nxjerrin të palarat e njëri-tjetrit

Publikuar më 10.07.2020
Pas deklaratave të Ramës dhe Bashës, ka reaguar edhe deputet...

Pas deklaratave të Ramës dhe Bashës, ka reaguar edhe deputeti Myslim Murrizi. Nëpërmjet një postimi të gjatë në rrjetin social Facebook, Murrizi i ka quajtur Ramën dhe Bashën si dy “të penduarit” e parë të kësaj bande politike 30-vjeçare. Deputeti ka deklaruar se sulmet dhe ironitë e Ramës dhe Bashës me njëri-tjetrin, janë efektet e […]

Lexo më shumë

Kokëdhima: Rama, Basha dhe Meta bëjnë çdo lloj pazari

Kokëdhima: Rama, Basha dhe Meta bëjnë çdo lloj pazari

Publikuar më 10.07.2020
Kreu i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, e cilësoi ‘hapje ...

Kreu i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, e cilësoi ‘hapje barku’ denoncimin e kreut të PD-së për pazarin që i paska ofruar kreu i PS-së, që Rama të bëhej president dhe Basha të bëhej kryeministër, veç të hiqnin koalicionet parazgjedhore, atë PD-LSI. Kokëdhima u shpreh që fakt është se SHQUP-i dhe Rilindja kanë vite që bëjnë […]

Lexo më shumë