×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Hapja e shkollave në kohë pandemie, mjeku tregon dhëna që japin shpresë

Shqetësimit të madh të te prindërve dhe familjarëve për një rrezik të shtuar nga hapja e shkollave dhe ankthit që i shoqëron nëse fëmijët infektohen dhe e sjellin virusin në shtëpi u përgjigjet me shifra dhe fakte mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti.

Me një postim të gjatë në faqen e tij në Facebook, mjeku Alimehmeti numëron rastet e shumë shteteve, që në bazë të analizave të bëra vendosen për hapjen e shkollave.

Sipas tij, “ka shumë studime vëzhgimore nga shtete të ndryshme, shumë modele dhe shumë meta-analiza që na lejojnë të pohojmë statusin e ulët transmetues të fëmijëve në krahasim me të rriturit”.

Çdo e vërtetë kalon në tre faza. Në fillim e përqeshin. Më pas e kundërshtojnë dhunshëm. Në fund e pranojnë si të vërtetë evidente.”
Cit. Arthur Schopenhauer

Shkolla nisi miqtë e mi dhe ky është një lajm shumë i mirë!

Është fare mirë i kuptueshëm shqetësimi i çdokujt për shëndetin e fëmijëve, mësuesve dhe familjarëve të tyre të moshuar në shtëpi, prandaj le të bëjmë qartësi.

Më poshtë po citoj disa evidenca të kryera në shumë shtete të ndryshme dhe mbi të cilat janë bazuar disa shtete europiane (p.sh. Franca) në marrjen e vendimeve mbi shkollat.

Tashmë ka shumë studime vëzhgimore nga shtete të ndryshme, shumë modele dhe shumë meta-analiza që na lejojnë të pohojmë statusin e ulët transmetues të fëmijëve në krahasim me të rriturit:

Në Irlandë:
Në shkollë nuk u sëmur asnjë prej 1.001 fëmijëve që patën kontakt të ngushtë me 3 raste pediatrike të konfirmuara (10-15 vjeç) dhe me 3 raste të rriturish me COVID-19.
Heavey L., Casey G., Kelly C. No evidence of secondary transmission of COVID-19 from children attending school in Ireland, 2020. Euro Surveill. 2020;25:2000903.

Në Angli:
Pas rihapjes së shkollave në Qershor dhe Korrik 2020, survejanca kombëtare tregoi se u infektuan vetëm 70 ndër 1 milionë fëmijë që shkonin në çerdhe, kopësht apo shkollë fillore.
Vetëm 0.01% e institucioneve arsimore pati një shpërthim.
Ismail S., Saliba V., Lopez Bernal J. 2020. SARS-CoV-2 infection and transmission in educational settings: cross-sectional analysis of clusters and outbreaks in England. https://ëëë.medrxiv.org/conte…/10.1101/2020.08.21.20178574v1.)

Në Guangzhou – Kinë:
Një studim retrospektiv i 195 vatrave brendafamiljave tregoi se moshat <20 vjeç kishin riskun më të ulët për t’u infektuar (-77% risk relativ) në krahasim me moshat mbi 60 vjeç.
Jing Q.L., Liu M.J., Zhang Z.B. Household secondary attack rate of COVID-19 and associated determinants in Guangzhou, China: a retrospective cohort study. Lancet Infect.

Në Zvicër:
Vlerësimi i 111 kontakteve brenda familjare i 40 rasteve me fëmijë të infektuar (<16 vjeç) tregoi se fëmija dyshohej se ishte rasti i parë në familje në vetëm 8% të rasteve.
Posfay-Barbe K.M., Ëagner N., Gauthey M. COVID-19 in children and the dynamics of infection in families. Pediatrics. 2020;146:e20201576

Në Australi:
Testimi i kontakteve të 12 fëmijëve dhe 15 të rriturve në 15 shkolla dhe 10 çerdhe/kopështe tregoi se risku i infektimit “nga fëmija te fëmija” ishte vetëm 0.3%, risku i infektimit “nga fëmija te i rrituri” ishte 1%, risku i infektimit “nga i rrituri te fëmija” ishte 1.5%, ndërsa risku i infektimit “nga i rrituri te i rrituri” ishte 4.4%.
Vetëm një çerdhe pati një shpërthim me 6 të rritur dhe 7 fëmijë të infektuar ndër 35 kontakte. Të gjitha infektimet ishin “nga i rrituri te të rriturit” dhe “nga i rrituri te fëmija”.
Macartney K., Quinn H.E., Pillsbury A.J. Transmission of SARS-CoV-2 in Australian educational settings: a prospective cohort study. Lancet Child Adolesc Health. 2020

Në Francë:
80 nxënës u testuan në 3 klasa të ndjekura nga një 9-vjeçar i infektuar. Nuk u gjet asnjë infektim i ri.
Danis K., Epaulard O., Benet T. Cluster of Coronavirus Disease 2019 (COVID-19) in the French Alps, February 2020. Clin Infect Dis. 2020;71:825–832.

Në Kore:
U analizuan raportimet e kontakteve të 5706 rasteve. Fëmijët 0-9 vjeç përbënin vetëm 0.5% të rasteve (n=29), ndërsa fëmijët 10-19 vjeç përbënin vetëm 2.2% të rasteve (n=124).
Numri it ë infektuarve në shtëpi ishte shumë më i lartë në shtëpi (11.8%) se sa jashtë shtëpisë (1.9%).
Raporti i rasteve të lidhura me rastin e parë (index case) ishte më i ulëti te fëmijët 0-9 vjeç (5.3% në shtëpi dhe 1.1% jashtë shtëpisë).
Ky raport ishte më i lartë te 10-19 vjeçarët (18.6% në shtëpi dhe 0.9% jashtë shtëpisë).
Park Y.J., Choe Y.J., Park O. Contact tracing during Coronavirus disease outbreak, South Korea, 2020. Emerg Infect Dis. 2020;26

Në Rhode Island – SHBA:
U implementua një survejancë e rreptë pas rihapjes së 666 komuniteteve për fëmijë (0-12 vjeç), ku të rriturit mbanin maskë.
Raportimet e infektimeve ishin të rralla: 25 situata me 1 një rast të parë dhe asnjë infektim të dytë; 4 situata me transmetim dytësor të mundshëm.
Link-Gelles R., DellaGrotta A.L., Molina C. Limited Secondary Transmission of SARS-CoV-2 in Child Care Programs – Rhode Island, June 1-July 31, 2020. MMËR Morb Mortal Ëkly Rep. 2020;69:1170–1172.

Ky transmetim më i ulët i infeksionit nga fëmijët duket se nuk varet nga ngarkesa virale e matur me PCR, ngarkesë e cila nuk ndryshon ndërmjet fëmijëve dhe të rriturve simptomatikë, madje mund të jetë edhe më e lartë te fëmijët.
Jones T.C., Mühlemann B., Veith T. 2020. An analysis of SARS-CoV-2 viral load by patient age. https://www.medrxiv.org/conte…/10.1101/2020.06.08.20125484v1.
L’Huillier A.G., Torriani G., Pigny F. Culture-competent SARS-CoV-2 in nasopharynx of symptomatic neonates, children, and adolescents. Emerg Infect Dis. 2020;26
Heald-Sargent T., Muller Ë.J., Zheng X. Age-related differences in nasopharyngeal severe acute respiratory syndrome coronavirus 2 (SARS-CoV-2) levels in patients ëith mild to moderate coronavirus disease 2019 (COVID-19) JAMA Pediatr. 2020

Si përfundim mund të thuhet se:
Fëmijët nuk kontribuojnë shumë në dinamikën e epidemisë së SARS-CoV-2 .
Infeksionet sekondare, të shkaktuara nga fëmijët, janë shumë të ulëta.
Vatrat e ndezura nga rastet pediatrike janë të rralla.

Informacioni mbi fëmijët do të vazhdojë edhe më tej, pasi çdo prind e ka mendjen te shëndeti dhe mirëqenia e engjëjve të vegjël.

Ndërkohë urime dhe suksese në shkollë!
Arsimi i mirë bën diferencën në jetë!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mjekët paralajmërojnë protestë para QSUT-së, ndalohen nga policia

Mjekët paralajmërojnë protestë para QSUT-së, ndalohen nga policia

Publikuar më 23.09.2020
Bluzat e bardha kanë vendosur që ditën e nesërme të zhvilloj...

Bluzat e bardha kanë vendosur që ditën e nesërme të zhvillojnë një protestë para oborrit të QSUT-së. Protesta e tyre lidhet me kushtet e vështira të punës dhe po ashtu kërkesa për rritje rroge. Një prej mjekëve i cili është në dijeni të këtij organizimi, Arian Mezini i tha “Shekulli”-t se nuk u është dhënë […]

Lexo më shumë

Sërish humbje jete në 24 orë, ja sa raste të reja u zbuluan me Covid në vendin tonë

Sërish humbje jete në 24 orë, ja sa raste të reja u zbuluan me Covid në vendin tonë

Publikuar më 22.09.2020
Në 24 orët e fundi kanë humbur jetën 3 persona dhe janë shën...

Në 24 orët e fundi kanë humbur jetën 3 persona dhe janë shënuar 131 raste të reja me Covid, raporton Ministria e Shëndetësisë. Një 78 vjeçar nga Peqini, një 80 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana, nuk kanë arritur t’i mbijetojnë sëmundjes. Sa i takon rasteve të reja nga 825 të dyshuar, 131 kanë […]

Lexo më shumë

Kuçovë/ Infektohet me Covid-19 edukatorja dhe fëmija e saj 5 vjeçe

Kuçovë/ Infektohet me Covid-19 edukatorja dhe fëmija e saj 5 vjeçe

Publikuar më 21.09.2020
Një edukatore në një kopsht në Kuçovë dhe fëmija e saj 5 vje...

Një edukatore në një kopsht në Kuçovë dhe fëmija e saj 5 vjeçe që është e regjistruar në po të njëjtin kopsht,kanë rezultuar të prekura me Covid-19. Raportohet se edukatorja ka qenë në punë deri në momentin e shfaqjes së simptomave dhe pas këtij momenti ka kryer tamponin ku dhe ka rezultuar e infektuar. Pas […]

Lexo më shumë

Covid hyn në shkollat e Bulqizës, infektohen mësuesit, pritet pezullimi i mësimit

Covid hyn në shkollat e Bulqizës, infektohen mësuesit, pritet pezullimi i mësimit

Publikuar më 18.09.2020
Në shkollën “Shefqet Tançi” në Bulqizë kanë rezultuar me Cov...

Në shkollën “Shefqet Tançi” në Bulqizë kanë rezultuar me Covid-19 katër mësues. Nisur nga rezultati në fjalë i tamponëve pritet që të pezullohet procesi mësimor. Kjo mbyllje do të vijë fare pak ditë pas çeljes së shkollave. Deri më tani numri i personave të prekur me virusin e ri në këtë qark ka shkuar në […]

Lexo më shumë

“Duam paret tona!”, nis protesta e naftëtarëve, përplasen me policinë

“Duam paret tona!”, nis protesta e naftëtarëve, përplasen me policinë

Publikuar më 17.09.2020
Punonjësit e rafinerisë së Ballshit kanë rinisur protestat e...

Punonjësit e rafinerisë së Ballshit kanë rinisur protestat e tyre teksa ndodhen para Ministrisë së Energjitikës. Ata protestojnë me pankarta në duar dhe me thirrjet, ”duam paret tona, mos i prekni punëtorët”. Në protestë ka dhe forca policore të cilët janë përlpasur me naftëtarët. Ajo që bie në sy është fakti që të gjithë punonjësit […]

Lexo më shumë

Nesër në shkollë, psikologët: Këto janë disa mënyra si t’u tregojmë fëmijëve që të mbrohen nga Covidi

Nesër në shkollë, psikologët: Këto janë disa mënyra si t’u tregojmë fëmijëve që të mbrohen nga Covidi

Publikuar më 13.09.2020
14 shtatori shënon nisjen e vitit shkollor. Psikologët ndajn...

14 shtatori shënon nisjen e vitit shkollor. Psikologët ndajnë me “Shekulli”-n disa sugjerime se si t’u shpjegohet fëmijëve zbatimi i protokolleve anti-Covid për ruajtjen e shëndetit të tyre dhe familjarëve. “Nëse nuk duam të kemi fëmijë me shqetësime psikologjike ku dëmi do ishte edhe më i madh dhe rehabilitimi më i vështirë, atëherë, psikologët duhet […]

Lexo më shumë

Ishte i infektuar me Covid, ndërron jetë kirurgu i njohur

Ishte i infektuar me Covid, ndërron jetë kirurgu i njohur

Publikuar më 13.09.2020
Është ndarë nga jeta kirurgu i Sanatoriumit Agron Menzelxhiu...

Është ndarë nga jeta kirurgu i Sanatoriumit Agron Menzelxhiu. Lajmin e ka konfirmuar kolegu dhe njëkohësisht kushëriri i tij, mjeku Petrit Vargu. Mësohet se Menzelxhiu prej ditësh ishte në gjendje të rëndë, pasi ishte infektuar me Covid-19. “Agron Menzelxhiu djali tezes sime!Si na le! Doktori i palodhur që s’ia kurseve ndihmën askujt!Si mund të ikësh […]

Lexo më shumë

Sëmundja i rrezikon jetën, vëllai bën apel për të shpëtuar motrën: Më ndihmoni të kthejmë Alesian në shtëpi! (Video)

Sëmundja i rrezikon jetën, vëllai bën apel për të shpëtuar motrën: Më ndihmoni të kthejmë Alesian në shtëpi! (Video)

Publikuar më 11.09.2020
Denis Zeqollari bën apel në gazetën “Shekulli” për të mbledh...

Denis Zeqollari bën apel në gazetën “Shekulli” për të mbledhur fonde pasi motra e tij, Alesia vuan nga një mutacion gjenetik në palcën kurrizore dhe po ashtu ka probleme me mushkrin. Operacioni do të kryet në Turqi dhe nevojiten 30 mijë euro për këtë ndërhyrje. Enida Vërça Alesia Zeqollari është vetëm 1 vjeç e gjysmë […]

Lexo më shumë