Hapi i radhës i Zuckerberg: Prioritet do të kenë lajmet me burime të besueshme

Lajmet me burime të besueshme do të jenë tani e tutje prioriteti i gjigantëve të rrjeteve sociale, “Facebook”.

Ideatori dhe kreu i platformës, Mark Zuckerberg, bën me dije përmes një deklarate për media se: “postimet nga botimi i lajmeve do të përbëjnë një përqindje të vogël në ushqimin e lajmeve të përdoruesit, rreth katër për qind. Por që përdoruesit e lajmeve do të shohin lajmet nga burime ‘të besueshme, informative dhe lokale’”.

Zuckerberg ka reflektuar lidhur me kritikat ndaj “Facebook”, duke pranuar se në rrjetet sociale ka shumë “sensacion, keqinformim dhe dasi”.

“Mediat sociale i lejojnë njerëzit të përhapin informacionin më shpejt se kurrë më parë, dhe nëse nuk trajtojmë në mënyrë specifike këto probleme, atëherë ne do t’i amplifikojmë ato”.

“Facebook’ do t’u kërkojë përdoruesve me anketa të vazhdueshme, mbi burimet e besueshme të lajmit.

Përshtypjet e përdoruesve do të përcaktojnë renditjen e përgjithshme të publikuesve me qëllim të “zhvendosjes së bilancit të lajmeve që shikoni drejt burimeve që janë të vendosura për t’u besuar nga komuniteti”.

Një javë më parë “Facebook” njoftoi se do t’u japë prioritet postimeve të miqve dhe familjarëve, përkundër mediave.

Të tjera

Dyert e mbyllura

Nga Enver Robelli Ka 100 arsye për të kritikuar politikat e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit. Në vitin 2003…

Abissnet