Hapet shkolla shqipe në Bahenbyllah të Zyrihut

Të premten e kaluar, më 7 shkurt 2020, nxënësit e Shkollës Shqipe në Bahenbyllah (Bachenbüllach) filluan mësimet në gjuhën shqipe. Gëzimi ishte i papërshkrueshëm në këtë ditë të parë shkollore jo vetëm te nxënësit, por edhe te prindërit dhe veçanërisht te mësuesja e tyre Teuta Myrtaj.

Sukseset e Shkollës Shqipe në Zvicër nuk kanë të ndalur. Nga javë në javë jo vetëm që rritet numri i nxënësve nëpër pikat shkollore ku ekzistojnë, por edhe vazhdimisht hapen shkolla të reja shqipe, të cilat përfshijnë një shtrirje më të gjerë të shkollave shqipe jo vetëm në Kantonin e Cyrihut, por edhe në kantonet e tjera, përcjell albinfo.ch.

Ky vit shkollor pa dyshim është shembulli më  mirë se si aty ku bëhen bashkë mësuesit dhe prindërit nuk mungon edhe rrita e shkollë shqipe.

Ky aktivitet kombëtar hedh poshtë të gjitha vlerësimet e atyre, të cilët deri dje fajin ua linin prindërve. Pra dhjetëra e dhjetëra shkolla të hapura gjatë këtij viti shkollor dëshmojnë interesimin e  prindërve shqiptarë, të cilët dëshirojnë t`ua ruajnë gjuhën amtare fëmijëve të tyre.

Dhe, ky interesim është menaxhuar në mënyrë te shkëlqyer nga Këshilli i Arsimtarëve të Shkollës Shqipe në Zvicër. Këto fakte dëshmojnë punën dhe angazhimin e tyre në shërbim të gjuhës dhe shkollës shqipe. Një mbështetje e madhe ishte dhe është vazhdimisht nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet