×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Hapet konkursi/ “FBI-ja” shqiptare kërkon hetues, kriteret që duhet të plotësoni

Byroja Kombëtare e Hetimit, shpall konkursin për 32 (tridhjetë e dy) vende vakante për hetues . Kandidatët duhet të kenë eksperiencë në fushat e përcaktuara në Ligjin nr.95/2016“Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, si dhe në fushat që kanë lidhje me misionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Hetuesit e BKH-së kanë përgjegjësinë të kryejnë hetime penale nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm dhe kanë statusin e oficerit të policisë gjyqësore. Sistemi i përzgjedhjes së hetuesve të BKH-së është një proces sfidues mendor dhe fizik, i përgatitur për të gjetur kandidatët më të aftë dhe me integritet. Ata që janë të suksesshëm në procesin e përzgjedhjes do t’i bashkohen një skuadre elitë që mbështet Prokurorët e Prokurorisë së Posaçëm të cilët do të ndjekin dhe hetojnë veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, objekt i Ligjit nr 95/2016.

Kandidatët për Hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit duhet të përmbushin kushtet e sigurisë të nenit 6 e nenit 38 të Ligjit nr. 95/2016. Një kandidat nuk mund të caktohet në detyrë si Hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit pa përmbushur kushtet e sigurisë dhe kushtet e aftësive profesionale.

Kandidati për Hetues, do të plotësoj dhe dorëzoj, sa më poshtë:

 Kritere:

Plotësimi i aplikimit online në web i BKH-së, përfshirë një curriculum vitae elektronike dhe dokumentet mbështetëse. Për të plotësuar Formularin e Aplikimit, shkarkojeni, së bashku me shtojcën B, që gjendet në LINK 1;

Deklaratë me shkrim mbi motivimin për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit;

Të jetë shtetas shqiptar;

Të gëzoj cilësi të larta profesionale dhe morale;

Të ketë arsim të lartë policor, në drejtësi apo kontabilitet/(Ekonomik, Teknologji e Informacionit, etj), ose arsim të lartë në degë të tjera që kanë lidhje me misionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, nga një universitet vendas apo i huaj;

Të ketë një përvojë më shumë se 1-vjeçare pune në institucionet e zbatimit të ligjit ose në një fushë tjetër që lidhet me qëllimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit;

Të mos jetë në hetim apo gjykim për një vepër penale, e vërtetuar me vërtetime nga organi prokurorisë dhe gjykata;

Të mos ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose funksione drejtuese në partitë politike të paktën gjatë dhjetë viteve të fundit dhe përpara momentit të aplikimit;

Vërtetim zyrtar që vërteton vlerësimet për aftësitë e tij /saj profesionale, etike dhe integritetin moral;

Të mos ketë qenë dhe të mos jetë bashkëpunëtor, informator ose agjent i ndonjë shërbimi inteligjent;

Në periudhën 29.11.1944 – 2.7.1991 të mos ketë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i degëve të punëve të brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike të posaçme;

Një deklaratë për mungesën e konfliktit të interesit, që do të pohojë se kandidati nuk është palë ose përfaqësues ligjor në çështje që janë objekt hetimi nga BKH dhe Prokuroria e Posaçme.

Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës dhe e listës së notave;

Fotokopje e letërnjoftimit elektronik (kartës së identitetit);

Fotografi dokumentesh 6×4, copë 2;

Letër reference nga punëdhënësi i mëparshëm ose aktual.

Kandidati dhe anëtarët e afërt të familjes plotësojnë dhe nënshkruajnë vetëdeklarimin, sipas shtojcës B, (deklarata 2 e deklarata 3), të ligjit 95/2016, sipas së cilës, nëse caktohet në detyrë apo punësohet, telekomunikimet e tyre, si dhe llogaritë bankare do të jenë objekt vëzhgimi, si dhe heqin dorë nga e drejta e jetës private lidhur me këto komunikime, dhe i dorëzojnë ato tek struktura e përcaktuar .

Pasi të jeni siguruar që keni plotësuar si duhet të gjitha fushat e informacionit të Formularit të Aplikimit, nënshkruajeni dhe skanojeni atë.

Formulari i Aplikimit dhe dokumentet e skanuara, që kërkohen, dërgojini në adresën e e – mailit: [email protected].

III. Testimet e përzgjedhjes.

Nëse vlerësohen si kandidatë të mundshëm, aplikantët do t’i nënshtrohen procesit të mëposhtëm të përzgjedhjes ( Testimet e përzgjedhjes, LINK 2,  LINK3):

Një provim me shkrim e me gojë, ku përfshihen teste konjitive, të sjelljes dhe të arsyetimit logjik;

Një provim të zgjeruar me shkrim që mat aftësitë e shkrimit të raporteve, si dhe nivelin e shkrimit e leximit;

Një intervistë nga një komision që mat aftësitë e komunikimit verbal, si dhe aftësinë për t’i komunikuar idetë me efiçencë;

Një testim të aftësive fizike që mat forcën dhe rezistencën fizike;

Dhënia e pëlqimit për t’iu nënshtruar testit të poligrafit rreth integritetit të kandidatit. Informacioni në raportin e përgatitur nga specialisti i poligrafit merret në konsideratë gjatë procesit të emërimit.

Kontrolli i verifikimit të pasurisë he figurës;

Kandidati i pranuar do ti nënshtrohet një regjimi rigoroz trajnimi dhe arsimimi, me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të certifikohet. Pasi është certifikuar si i trajnuar dhe i aftë, kandidati konsiderohet hetues.

Byroja Kombëtare e Hetimit zbaton politikën e barazisë në të gjitha praktikat e punësimit. Barazia e mundësive është prioritet i lartë i Byrosë Kombëtare të Hetimit, nuk diskriminon asnjë kandidat në mënyrë të paligjshme, të padrejtë apo të paarsyeshme në bazë të gjinisë, statusit martesor, orientimit seksual, fesë apo besimit, racës, kombësisë apo origjinës etnike.

Aplikimet duhet të dërgohen me email në adresën [email protected], jo më vonë se të martën, 20.  04. 2021.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Skandali i abuzimit me tenderat e projektuar për kafshët nga Bashkia e Tiranës, avokatja Adriana Kalaja tregon shifrat marramendëse

Skandali i abuzimit me tenderat e projektuar për kafshët nga Bashkia e Tiranës, avokatja Adriana Kalaja tregon shifrat marramendëse

Publikuar më 11.04.2021
Keqtrajtimi dhe vrasja e kafshëve ka nxjerrë në protestë qyt...

Keqtrajtimi dhe vrasja e kafshëve ka nxjerrë në protestë qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile para bashkisë së Tiranës që prej datës 2 prill. Organizatorët e protestës kanë dërguar dhe një padi në SPAK, pasi bashkia nuk i përgjigjet kërkesave të tyre. Në tetë vitet e fundit sipas statistikave janë vrarë rreth 15 mijë qen. […]

Lexo më shumë

Zjarrfikësi hero shpëton foshnjën 3-muajshe/ Zjarri në garazh bllokon banorët e pallatit

Zjarrfikësi hero shpëton foshnjën 3-muajshe/ Zjarri në garazh bllokon banorët e pallatit

Publikuar më 11.04.2021
Banorët e një pallati në zonën e Freskut kanë përjetuar tmer...

Banorët e një pallati në zonën e Freskut kanë përjetuar tmerrin mëngjesin e sotëm, pasi ngelën të bllokuar nga tymi që shkaktoi një makinë e cila kishte marrë flakë në garazh. Zjarrfikësit mundën të evakuonin në kohë banorët me anë të shkallëve. Sipas gazetares së Top Channel Anila Hoxha, e cila ndodhej në vendngjarje, janë […]

Lexo më shumë

Cili ishte roli i ish-ministrit Nasip Naçi dhe Avokates së Shtetit në gjobën 110 mln euro të Becchetit

Cili ishte roli i ish-ministrit Nasip Naçi dhe Avokates së Shtetit në gjobën 110 mln euro të Becchetit

Publikuar më 11.04.2021
Procesi gjyqësor mes Shqipërisë dhe biznesmenit italian Fran...

Procesi gjyqësor mes Shqipërisë dhe biznesmenit italian Francesco Beccheti, i cili u ngarkoi shqiptarëve faturën marramendëse 120 milionë euro, përveç përgjegjësisë direkte të zyrtarëve më të lartë të qeverisë, ekspozon një rrjet të mirëfilltë konflikti interesi dhe transaksionesh të dyshimta të ngritura rreth Avokaturës së Shtetit. Historia nis në vitin 2015. Në 23 janar 2015, […]

Lexo më shumë

Të dhënat e qytetarëve po përdoren nga PS përmes e-Albania? Reagon AKSH: Të gatshëm të ballafaqohemi!

Të dhënat e qytetarëve po përdoren nga PS përmes e-Albania? Reagon AKSH: Të gatshëm të ballafaqohemi!

Publikuar më 11.04.2021
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSH) ka mo...

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSH) ka mohuar kategorikisht përdorimin e të dhënave për rreth 900 mijë qytetarëve për qëllime elektorale. Në një reagim zyrtar, AKSH ka hedhur poshtë akuzuar se të dhënat që disponon si institucion të jenë përdorur nga partitë politike për qëllime elektorale. Më tej ka sqaruar se të dhënat e qytetarëve nuk ruhen, […]

Lexo më shumë

Si na monitoron Rilindja nr e telefonit, nr ID, vendet e punës, të dhënat konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

Si na monitoron Rilindja nr e telefonit, nr ID, vendet e punës, të dhënat konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

Publikuar më 11.04.2021
Çdo parti politike tenton që të hartojë një regjistër sa më ...

Çdo parti politike tenton që të hartojë një regjistër sa më real të votuesve të saj potencialë ditën e zgjedhjeve, për të krijuar një projeksion të përafërt mbi rezultatin. Me këtë qëllim krijohen lista me emra votuesish që kanë lidhje me strukturat. Këto lista organizohen, sipas Qendrave të Votimit dhe në bazë të llogaritjeve krijohet […]

Lexo më shumë

Kundërshtuan ndërtimin e HEC-it, policia shoqëron 33 persona në Mirditë

Kundërshtuan ndërtimin e HEC-it, policia shoqëron 33 persona në Mirditë

Publikuar më 11.04.2021
Policia ka njoftuar se janë shoqëruar 33 persona të fshatrav...

Policia ka njoftuar se janë shoqëruar 33 persona të fshatrave Thirrë dhe Sang në Mirditë, të cilët kundërshtuan ndërtimin e HEC-it në dhe ndërtimin e fabrikës se ujit. Kësaj proteste iu bashkuan edhe dhe disa organizata mjedisore si dhe deputetë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë. Protestuesit bllokuan Rrugën e Kombit dhe kjo solli […]

Lexo më shumë

Zyrtare: Efektshmëria e vaksinave kineze është e ulët

Zyrtare: Efektshmëria e vaksinave kineze është e ulët

Publikuar më 11.04.2021
“Efektiviteti e vaksinave kineze është i ulët”, ...

“Efektiviteti e vaksinave kineze është i ulët”, kështu ka deklaruar zyrtari më i lartë i kontrollit të sëmundjes në Kinë, i cili tha se efektiviteti i tyre është i ulët dhe qeveria po konsideron përzierjen e tyre, raporton AP. “Vaksinat kineze nuk kanë norma shumë të larta mbrojtjeje“, tha drejtori i Qendrave Kineze për Kontrollin […]

Lexo më shumë

Protesta kundër HEC-it, banorët bllokojnë Rrugën e Kombit

Protesta kundër HEC-it, banorët bllokojnë Rrugën e Kombit

Publikuar më 11.04.2021
Vijimi i punimeve dhe mungesa e reagimet pas akuzave për mas...

Vijimi i punimeve dhe mungesa e reagimet pas akuzave për mashtrim dhe falsifikim te firmave, ka ngritur sërish në protestë banorët e fshatrave Thirrë dhe Sang në Mirditë. Ata kundërshtojnë ndërtimin e një HEC-i dhe ndërtimin e fabrikës se ujit në ketë zonë. Banorëve u janë bashkuar edhe disa organizata mjedisore si dhe deputetë e […]

Lexo më shumë