Hapen portat e HEC-it të Shkopetit. A janë në rrezik banorët e Lezhës?

Publikuar më 03. 12. 2017 nga Dionis Xhafa

Janë hapur sot portat e hidrocentralit të Shkopetit si pasojë e rritjes së nivelit në digë. Aktualisht nga HEC-i i Shkopetit po shkarkohen700 metër kub në sekondë. Këto shkarkime vlerësohen normale dhe brenda parametrave pasi lumi Mat vijon të mbetet në kuota normale dhe pa asnjë rrezik për zonat e bashkisë Lezhë pranë të cilave kalon ky lum, shkruan “Opinion”.

Por rreziku mund të rritet nëse këto shkarkime arrijnë në nivelin e 1500 metrave kub për sekondë. Përsa i takon situatës në Qarkun e Lezhës, Shtabi i Emergjencave Civile ka bërë të ditur se të gjithë lumenjtë që përshkojnë këtë rajon janë në kuota normale dhe për momentin nuk përbëjnë asnjë rrezik për përmbytje. /ABC News/