Han telefonon Zaevin: Të zbardhet rasti “Reket”!

Kryeministri Zoran Zaev ka folur në telefon me komisionerin për zgjerim të BE-së, Johanes Han.

Sipas një njoftimit të qeverisë, Zaev dhe Han kanë biseduar për zhvillimet e fundit rreth prokurorisë publike si dhe për rastin “Reketi”.

Han dhe Zaev kanë konstatuar se institucionet e sistemit duhet që sa më shpejt dhe në mënyrë efikase të zbardhin ngjarjet aktuale, por edhe pa shtyrje të procedojnë të gjithë lëndët që dalin afera e përgjimeve.

Zaev ka njoftuar komisionerin Han për masat që ka ndërmarrë qeveria për luftimin kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar , përfshirë edhe rastin Reket. Zaev dhe Han siç kumtuan nga qeveria konstatuan se duhet të vazhdojnë përpjekjet e partive për miratimin e ligjit për Prokurorinë Publike në Kuvend, si dhe qëllimi i të gjitha partive të jetë vendimi pozitiv për marrjen e datës për nisjen e bisedimeve me BE-në, në tetor. /Alsat-m/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet