“Halloween” vjen edhe në rrjetet sociale

Publikuar më 30. 10. 2017 nga Elidona Syla

“Halloween” është këtë të martë dhe në rrjetet sociale “Facebook”, “Instagram” dhe “Messenger”  kanë nisur temat lidhur me këtë festë.

Nëse shikoni “Facebook Live” dhe “Messenger” do të vini re se ka efekte për kamerën që mund të përdorësh maskat e “Halloween”-it, kornizat apo ngjitëset.

Në këtë mënyrë ju do të trembni miqtë tuaj me video chat të “Messenger”, duke u transformuar në një goblin jeshil apo në një mace të zezë.

Ndërkohë në rrjetet social janë lokalizuar rreth 500 mijë evente në të gjithë botën për Hallouin, dhe ata do të sinjalizohen për festat më afër tyre.