Hakerët sulmuan “WhatsApp”! Si të kuptoni nëse jeni prekur apo jo?

Në të gjitha mediat u bë i ditur lajmi se rreth 1.5 miliardë përdorues të aplikacionit “Whatsapp” janë prekur nga një sulm i organizuar nga një grup hakerësh. Të gjithë përdoruesit e aplikacionit janë paralajmëruar që të përditësojnë celularët pas sulmit.

Hakerët instaluan nga distanca një softuer të mbikëqyrjes në telefona dhe pajisje të tjera që përdornin aplikacionin e mesazheve “WhatsApp”.

Ky sulm ju dha akses hakerëve, që me anë të një telefonate, të përgjonin gjithçka nga përdoruesit. Me anë të një telefonate (nuk ka rëndësi nëse e hapni apo jo telefonin), ata mund të hyjnë në telefonata, mesazhe dhe të dhëna të tjera. Madje mund të aktivizojnë edhe kamerën e mikrofonin duke parë e dëgjuar çdo gjë bëni e thoni.

Pra nëse ju nuk keni marrë asnjë telefonatë apo nuk keni ndonjë telefonatë të humbur, atëherë nuk jeni prekur nga ky lloj virusi.

Sulmi ka prekur të gjithë pajisjet Apple, Android, Windoës dhe Tizen që kanë të instaluar aplikacionin “WhatsApp” ose “Whatsapp Business”.

Sipas një raporti në Financial Times, sulmi u zhvillua nga firma izraelite e sigurisë NSO Group.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet