Hajdutët vjedhin 300 iPhone X gjatë transportit

Publikuar më 03. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Sipas mediave Amerikane, hajdutët kishin arritur të hynin brenda kamionit dhe të grabisnin dërgesën përpara se të mbërrinte tek një dyqan i Apple në San Francisco.

Policia ka filluar një hetim të gjerë për kapjen e tyre. Sipas autoriteteve vendase një dëshmitar kishe parë tre persona të kokën e mbuluar të cilët drejtonin një makinë Dodge.

Ai tha se të dyshuarit e dinin farë mirë çfarë kishte në kamion. iPhone kushton 999 dollar që do të thotë se kostoja e 300 iPhone është përafërsisht 300,000 dollarë, sipas PCWorld Albanian.