Hajdutët shkojnë për të vjedhur banesën, konfliktohen me familjarët

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje kriminale ka ndodhur në qytetin e Laçit. Informacionet e deritanishme, bëjnë me dije se dy persona kanë shkuar në një familje për të vjedhur, por janë pikasur nga ana e familjarëve.

Sakaq, mësohet se njëri prej hajdutëve ka përfunduar në spital si pasojë e dhunës së ushtruar.

Në banesën e shtetasit Hajdar Lika, kanë shkuar dy persona të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen  nr.5 Sanxhak Laç, Kurbin dhe pas një konflikti me pjesëtarët e familjes së tij, kanë goditur me sende të forta në kokë shtetasin Sinan Lika, djali i kryefamiljarit, 29 vjeç.

Ndërkohë, 29-vjeçari pas ndihmës së parë në Spitalin Kurbin, është dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në Spitalin e Traumës Tiranë. Mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia tha se po punohet intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet