Hahn flet për marrëveshjen kosovaro-serbe: Do të përfundojë në 2019

Ka folur në lidhje me punimet e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë edhe komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Johanes Hahn. Ai deklaroi se marrëveshja përfundimtare ndërmjet dy shteteve mund të arrihet në mesin e vitit 2019.

“Ky duhet të bëhet qëllimi ynë, që të kemi një marrëveshje deri në mesin e vitit tjetër, po ashtu më pas do të jetë një komision i ri dhe nuk do të jetë mirë nëse ne zgjasim negociatat shumë gjatë”.

Ai paralajmëroi Kosovën dhe Serbinë edhe për kufizimet dhe shqetësimet ndërkombëtare për zgjidhjet që do duhet të japin në dialog.

“Nuk do të thotë që çdo zgjidhje biletarale duhet t’i kushtojë tjetrës. Krejt e kundërta, ajo duhet të kontribuojë edhe më tej në qëllimin e përgjithshëm dhe në të gjashtë kundërshtarët e BE-së herët a vonë”, tha ai për agjencinë e lajmeve MIA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet