×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

HABERET E BLLOKUT/ Rushaj, njeriu i përputhjes Basha-Rama

Arben Rrozhani

Alfred Rushaj u bë protagonist në fundjavë pasi iu zbulua një sms drejtuar deputetëve të PD-së që të votonin pro dhe më pas të abstenonin për eurobondin 700 milionë euro që do të marrë qeveria për të larë borxhin publik dhe për ca punë të tjera të qeverisë.

Mesazhi ishte një orientim politik që kryetarët e grupeve kanë bërë historikisht me deputetët, por kjo e bërë nga kreu i grupit të PD-së u cilësua dyfytyrësia e PD-së, e cila, nga njëra anë sulmon qeverinë dhe dënon borxhet, nga ana tjetër i miraton (duke abstenuar), duke mos patur guximin politik t’i votojë kundër.

Lulzim Basha nuk i ka fshehur ambiciet për të bashkëpunuar ngushtë me Edi Ramën. Jo vetëm për Reformën Zgjedhore apo atë Territoriale, por edhe në ndarjen e pushteteve në instucionet e pavarura.

Alfred Rushaj është njeriu përfekt që i duhet Bashës për t’u përputhur me Ramën, në rrafshin politik dhe institucional. 48-vjeçari prej vitit 1997 është rehatuar në qeverisjet e majta dhe të djathta, duke qenë në role hije, por që kanë patur shumë peshë në “nëntokën” e qeverisjes.

Nga viti  1997 deri 2005, kur u rikthye Berisha në pushtet, Rushaj mbajti disa pozita  menaxheriale dhe ekzekutive në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), apo Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të OSSH-së, Anëtar i Bordit të Drejtorëve të OST, Anëtar i Bordit të Drejtues për Agjencinë e Burimeve Natyrore (AKBN).

Ishte koha e artë kur KESH po bënte tendera të blerjes së energjisë ku luheshin qindra milionë dollarë dhe ku akuzoheshin zyrtarët nga kryeministri deri te zyrtarët e energjetikës se kishin përfituar fonde të shumta publike.

Rushaj ishte në këtë rreth zyrtarësh kur më 16 shkurt 2002, policia e kryeqytetit, pas kërkesës së prokurorisë, arrestoi ish-drejtorin e përgjithshëm të Korporatës Energjitike Shqiptare (KESH), Arben Kruja. Duke përfituar nga kriza e rëndë e energjisë këto vitet 2000-2002, KESH, kishte menaxhuar qindra milionë dollarë për blerjen e energjisë, duke paguar çmime më të larta së vendet e tjera fqinje për të njëjtën sasi energjie dhe se blerjet u realizuan drejtpërdrejt dhe pa garë publike.

Këto akuza kishin nisur politikisht në mbledhjet e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues (KPD) të PS-së nga Nano për Metën, që në vitin 2000, por Rushaj i mbijetoi kësaj furtune në biznesin qeveritar që prodhoi “lojtarë bursash” si Andis Harasani (ish-drejtor i KESH-it) dhe fonde të shumta që do të mbështesnin krijim e partive të reja si LSI-ja, në vitin 2004.

Rushaj, madje u përfshi në qeverisjen e Berishës si zëvendësministër i Financave në vitet 2009-2013 dhe me të lidhet edhe një skandal emërimi, a i Valdrin Pjetrit, kandidatit të Ramës për Shkodrën në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por që u tërhoq pasi iu zbulua e shkuara e errët në Itali. Ai ishte emëruar në postin e drejtorit të aseteve të antimafias, në kohën e qeverisjes së Berishës, falë ndërhyrjes së Rushajt, mik me babain e Vladrinit, Luigj Pjetrin, ish-nëndrejtor jetëgjatë në KESH. Por edhe pse kjo u bë publike dhe PD ka bërë padi për 30 qershorin, Basha e futi Rushajn në listen e sigurtë të PD-së për 25 prillin, duke e bërë deputet dhe prej shtatorit edhe kryetar të grupit parlamentar, si njeriu që përshtatet dhe përputh kaq mirë qeverisjet PS-PD dhe pse jo edhe Ramën me Bashën.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Era i çoi kamardaret larg bregut të Shëngjinit, shpëtohen 3 të mitur dhe 45-vjeçari

Era i çoi kamardaret larg bregut të Shëngjinit, shpëtohen 3 të mitur dhe 45-vjeçari

Publikuar më 10.08.2022
Policia Kufitare Shëngjin tha se u erdhi në ndihmë 4 pushues...

Policia Kufitare Shëngjin tha se u erdhi në ndihmë 4 pushuesve ( 3 prej tyre të mitur) që rrezikuan të mbyteshin në det, pasi ishin larguar me komardare rreth 1 milje larg bregut dhe nuk po ktheheshin dot në breg. Sipas njoftimit, gjatë patrullimit të zonës së plazhit, me qëllim garantimin e një sezoni turistik […]

Lexo më shumë

Pas kontrollit të vilës nga FBI, ish-presidenti Trump pritet të merret në pyetje nga Prokurorja e Përgjithshme e New York-ut

Pas kontrollit të vilës nga FBI, ish-presidenti Trump pritet të merret në pyetje nga Prokurorja e Përgjithshme e New York-ut

Publikuar më 10.08.2022
Ish-Presidenti Donald Trump pritet të merret në pyetje nga P...

Ish-Presidenti Donald Trump pritet të merret në pyetje nga Prokurorja e Përgjithshme e New Yorkut, Letitia James të mërkurën, raporton CNN.  Veprimet e fundit të FBI-së me kontrollin e një prej vilave të ish-presidentit, duket se i kanë dhënë një  pikë kthese vendimtare një hetimi civil të nisur mbi praktikat e tij të biznesit. Është e […]

Lexo më shumë

Rama takohet me Erdoganin në Turqi: Biseduam për energjinë dhe ushqimin

Rama takohet me Erdoganin në Turqi: Biseduam për energjinë dhe ushqimin

Publikuar më 10.08.2022
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur pas takimit që ...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur pas takimit që e kishte në Ankara me presidentin e Turqisë Recep Taip Erdogan, me ftesën e këtij të fundit. Në atë takim është diskutuar për krizën energjetike dhe sigurimin e lëndëve të ushqimeve bazë. “Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Endogam dhe projekte konkrete për përballimin e […]

Lexo më shumë

Shqipëria i lufton zjarret me pajisje 50-vjeçare

Shqipëria i lufton zjarret me pajisje 50-vjeçare

Publikuar më 10.08.2022
Zjarret vazhdojnë të përpijnë qindra hektarë pyje në Shqipër...

Zjarret vazhdojnë të përpijnë qindra hektarë pyje në Shqipëri, duke rrezikuar edhe zonat e banuara dhe tokat bujqësore. Rritja e temperaturave në muajin gusht po shoqërohet edhe me shtimin e vatrave të zjarrit në sipërfaqet pyjore dhe ato me shkurre të Shqipërisë. Njëzet e tetë vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, prej […]

Lexo më shumë

Ka 10 vite që nuk mbaron, kredi tjetër 49 mln dollarë për rrugën e ‘florinjtë’ Qukës-Qafë Plloçë

Ka 10 vite që nuk mbaron, kredi tjetër 49 mln dollarë për rrugën e ‘florinjtë’ Qukës-Qafë Plloçë

Publikuar më 10.08.2022
Është nënshkruar marrëveshja e huasë mes qeverisë shqiptare ...

Është nënshkruar marrëveshja e huasë mes qeverisë shqiptare dhe Fondit Arab të Zhvillimit për përfundimin e plotë të rrugës Qukës-Qafë Plloçë. Kredi do të jetë 49 mln dollarë, ndërsa më herët janë dhënë edhe 25 milionë dollarë. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se kredia ishte me kushte të favorshme, duke pasur paraysh që bota […]

Lexo më shumë

Lulzim Peci, thirrje Albin Kurtit: Lejimi i shamive në shkolla godet në themel karakterin sekular të vendit tonë

Lulzim Peci, thirrje Albin Kurtit: Lejimi i shamive në shkolla godet në themel karakterin sekular të vendit tonë

Publikuar më 10.08.2022
Lulzim Peci, drejtor ekzekutiv i Institutit “KIPRED”, ka thë...

Lulzim Peci, drejtor ekzekutiv i Institutit “KIPRED”, ka thënë se fushata e nisur së fundmi që në shkolla të lejohet bartja e shamisë islame, ka për qëllim që të fusë islamin politik përmes institucioneve shtetërore. Peci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shpreson se Qeveria e Kosoves nuk do të bëjë një gabim madhor […]

Lexo më shumë

Rruga Kombinat-Plepa, e harruar nga qeveritë prej 20 vitesh

Rruga Kombinat-Plepa, e harruar nga qeveritë prej 20 vitesh

Publikuar më 10.08.2022
Kjo është rruga e vjetër Tiranë –Plepa, e njohur si Rruga e ...

Kjo është rruga e vjetër Tiranë –Plepa, e njohur si Rruga e Ndroqit. E gjatë rreth 28 kilometra dhe në një kohë normale, të merr më shumë se 50 minuta udhëtim. Koha shtohet në ditët e dimrit kryesisht, kur shirat përkeqësojnë situatën. Kanë kaluar më shumë se rreth 20 vjet, dhe në këtë aks, ndër […]

Lexo më shumë

U sugjeroi myslimanëve taliatele me mish derri për iftar, moderatorja anulon ribotimin e librit me receta gatimi: U shtrenjtua printimi, çmimi dyfishohet

U sugjeroi myslimanëve taliatele me mish derri për iftar, moderatorja anulon ribotimin e librit me receta gatimi: U shtrenjtua printimi, çmimi dyfishohet

Publikuar më 10.08.2022
Moderatorja Arbana Osmani, që bën edhe libra me receta gatim...

Moderatorja Arbana Osmani, që bën edhe libra me receta gatimi, njoftoi fansat se nuk do ta ribotojë librin, sepse janë rritur çmimet e printimit. Përmes një postimi në Instagram, Arbana ka njoftuar se ka vendosur mos ta ribotojë për shkak se është rritur çmimi i lëndës së parë dhe rrjedhimisht dhe çmimi i librit dyfishohet. […]

Lexo më shumë