×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Guterres paralajmëron një “luftë të ftohtë” të re!

Kina dhe SHBA po ecin në një “drejtim të rrezikshëm”. Duhet bërë gjithçka për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB Antonio Guterres në fillim të debatit të përgjithshëm.

“Bota jonë nuk mund ta përballojë një të ardhme në të cilën dy ekonomitë më të mëdha ndajnë botën,” tha Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres në fillim të debatit të përgjithshëm të OKB në Nju-Jork. Duhet të bëhet gjithçka për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Kjo do të krijonte një ndarje teknologjike dhe ekonomike që mund të zgjerohej në hendek ushtarak. Guterres tëhoqi vëmendjen për rrezikun e një “luftë të ftohtë” midis SHBA dhe Kinës.

Në fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm i OKB bëri gjithashtu thirrje për një bashkëpunim më të mirë ndërkombëtar në funksion të sfidave të mëdha të paraqitura nga pandemia e koronës. Populizmi dhe nacionalizmi kanë dështuar në detyrën e kufizimit të virusit. Kjo vlen edhe për procedurat egoiste për zhvillimin e një vaksine: “një nacionalizmi i tillë i vaksinimit” jo vetëm që është i padrejtë, por mposht dhe vetveten “.

Për luftimin aktiv të COVID-19, Guterres bëri gjithashtu sërish thirrje për një armëpushim global, i cili duhet të bëhet realitet deri në fund të vitit. “Na kanë mbetur vetëm 100 ditë. Ora po troket.”

Debati i përgjithshëm kryesisht virtual

Asambleja e Përgjithshme e OKB me rastin e 75-vjetorit të Kombeve të Bashkuara rezultoi shumë ndryshe nga ajo që ishte planifikuar shumë kohë më parë. Debati i përgjithshëm, zakonisht takimi më i madh diplomatik në botë, po zhvillohet këtë vit kryesisht virtualisht për shkak të pandemisë korona.

USA New York I 75. Jahrestag der Vereinten Nationen (Eskinder Debebe/United Nations /AP/picture-alliance)

Ndërsa Guterres foli personalisht në selinë e OKB, përfaqësuesit e të gjitha 193 vendeve anëtare – përfshirë edhe mbi 150 krerë shtetesh dhe qeverish – u lidhën me video-mesazhe të regjistruara paraprakisht. Në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, vendet u përfaqësuan vetëm nga ambasadori i tyre përkatës pranë OKB.

Trumpi sulmoi në fjalimin përpara OKB-së Kinën dhe OBSH

Presidenti i SHBA Donald Trump e përdori video-mesazhin e tij për një sulm të ri frontal ndaj Kinës dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). “Ne duhet t’i kërkojmë llogari atij kombi – Kinës – që lëshoi ​​këtë virus në botë “, tha Trump në video-mesazhin e tij.

USA I UN-Generalversammlung I (UNTV/AP/picture-alliance)Donald Trump

Qeveria e Pekinit nuk e ka ndaluar përhapjen globale të “virusit kinez”, përsëriti Trumpi qëndrimin e tij. “Qeveria kineze dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë – e cila praktikisht kontrollohet nga Kina – kanë deklaruar në mënyrë të gabuar se nuk ka asnjë provë të transmetimit nga njeriu në njeri.”  tha Trump duke kërkuar që: “OKB-ja duhet ta bëjë Kinën përgjegjëse për veprimet e saj”, sepse p.sh. në fillim të pandemisë, Kina i lejoi qytetarët e saj të udhëtojnë jashtë “dhe të infektonin botën”.

Kina regon e indinjuar

Ambasadori kinez pranë OKB Zhang Jun i hodhi menjëherë poshtë akuzat. Ato janë “plotësisht të pabazuara” tha diplomati në selinë e OKB në New York, përpara se të njoftonte për video-mesazhin e Presidentit Kinez Xi Jinping.

75. Sitzung UN-Generalversammlung | Rede Xi (UNTV/AP/dpa/picture alliance)Xi Jinping

Presidenti kinez kërkoi në fjalimin e tij më shumë solidaritet dhe bashkëpunim sesa “përplasje” dhe paralajmëroi kundër “politizimit” të luftës kundër koronavirusit. Kina nuk dëshiron një “luftë të ftohtë” të re. Në mes të pandemisë korona marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës kohët e fundit janë përkeqësuar masivisht, dhe konflikti tani po prek pothuajse çdo aspekt të marrëdhënieve midis dy fuqive të mëdha. DW

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lavrov anulon vizitën në Ballkan

Lavrov anulon vizitën në Ballkan

Publikuar më 27.10.2020
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka anuluar vizitën e t...

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka anuluar vizitën e tij në Ballkan, pasi ka qenë në kontakt me një person të infektuar me koronavirus. Ministria e Jashtme ruse ka thënë më 27 tetoe se diplomati 70-vjeçar “ndjehet mirë”, mirëpo është vetizoluar si masë parandaluese. “Vizitat dhe takimet e planifikuara më herët janë shtyrë”, ka […]

Lexo më shumë

Shpërthim COVID-19 në Belgjikë/ Shtretërit në spitale mbushen plot me pacientë

Shpërthim COVID-19 në Belgjikë/ Shtretërit në spitale mbushen plot me pacientë

Publikuar më 27.10.2020
Belgjika është në prag të një katastrofe të koronavirusit, p...

Belgjika është në prag të një katastrofe të koronavirusit, pasi një zyrtar i lartë i Shëndetësisë paralajmëroi se vendit mund t’i mbarojë numri i shtretërve të kujdesit intensiv brenda dy javëve të ardhshme. Vendi me 11.5 milionë njerëz ka raportuar mesatarisht më shumë se 13 000 raste në ditë gjatë javës së kaluar, sipas Institutit […]

Lexo më shumë

Franca kërkon që Bashkimi Europian të marrë masa ndaj Erdogan

Franca kërkon që Bashkimi Europian të marrë masa ndaj Erdogan

Publikuar më 27.10.2020
Franca u bëri thirrje sot udhëheqësve të tjerë të Bashkimit ...

Franca u bëri thirrje sot udhëheqësve të tjerë të Bashkimit Evropian të miratojnë masat kundër Turqisë pasi Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vuri në dyshim shëndetin mendor të Presidentit Francez Emanuel Macron dhe bëri thirrje për bojkot të produkteve franceze. “Franca është e bashkuar dhe Evropa është e bashkuar. Evropa duhet të marrë vendime në […]

Lexo më shumë

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër 29 personave për pastrim të parave dhe vepra tjera penale

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër 29 personave për pastrim të parave dhe vepra tjera penale

Publikuar më 27.10.2020
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të martën aktakuzë ...

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të martën aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër 29 personave, të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale, “pastrimi i parave”, “organizimi i skemave piramidale, bixhozit të paligjshëm” si dhe “ndihma”. Në njoftimin e Prokurorisë, të pandehurit me inicialet, (S.K. A.D. A.K. Z.Z. B.A. B.B. B.B. F.M. N.P. […]

Lexo më shumë

FOTO/ Alarm për bombë në Paris, evakuohet zona përreth Harkut të Triumfit

FOTO/ Alarm për bombë në Paris, evakuohet zona përreth Harkut të Triumfit

Publikuar më 27.10.2020
Një pako e dyshimtë personat që ndodheshin në zonën përreth ...

Një pako e dyshimtë personat që ndodheshin në zonën përreth Place de l’Etoile dhe Champs-Elysées në Paris. Sopt janë bërë gjithsej 2 evakuime në këtë zonë, pasi në një pako janë zbuluar municione. Policia u vendos në skajin perëndimor të Champs-Élysées, aty ku qëndron monumenti i Harkut të Triumfit, sot në orën 15.00 pasdite. Zona […]

Lexo më shumë

Merret vendimi/ Parlamenti Europian do t’i realizojë takimet e tij online për shkak të frikës së COVID-19

Merret vendimi/ Parlamenti Europian do t’i realizojë takimet e tij online për shkak të frikës së COVID-19

Publikuar më 27.10.2020
Parlamenti Evropian do të mbajë sesione plenare në internet ...

Parlamenti Evropian do të mbajë sesione plenare në internet dhe anuloi pothuajse të gjitha takimet personale deri në fund të nëntorit për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, sipas një shënimi të brendshëm të lëshuar nga David Sassoli, presidenti i Parlamentit, dhe parë nga POLITICO. “Rastet e COVID-19 vazhdojnë të rriten në shumë shtete anëtare dhe […]

Lexo më shumë

BE paralajmëron se nuk do të ketë vaksina të mjaftueshme për popullsinë para vitit 2022, jo çdo vaksinë mund të jetë efektive

BE paralajmëron se nuk do të ketë vaksina të mjaftueshme për popullsinë para vitit 2022, jo çdo vaksinë mund të jetë efektive

Publikuar më 27.10.2020
Vetëm një pjesë e popullsisë së Bashkimit Evropian mund të v...

Vetëm një pjesë e popullsisë së Bashkimit Evropian mund të vaksinohet kundër koronavirusit të ri para vitit 2022, nëse një vaksinë efektive është në dispozicion, thanë zyrtarët e BE në një takim të brendshëm, ndërsa qeveritë mbeten të ndara në planet e vaksinimit, thekson Reuters. Paralajmërimi vjen pavarësisht nga fakti se blloku prej 27 vendesh, […]

Lexo më shumë

Në fillim u akuzua një shqiptar për vrasjen e çiftit në Kretë, por hetimet zbulojnë fakte tronditëse, trupi i personit përfundoi në valixhe

Në fillim u akuzua një shqiptar për vrasjen e çiftit në Kretë, por hetimet zbulojnë fakte tronditëse, trupi i personit përfundoi në valixhe

Publikuar më 27.10.2020
Vajza e të pamposhturit Alexandros Alexandrakis, Maria, baba...

Vajza e të pamposhturit Alexandros Alexandrakis, Maria, babai i së cilës u gjet dje pasdite nga policia e Chania, të mbytur në një valixhe në një shtëpi afër, shumë afër asaj ku u gjet trupi i pajetë i partneres së tij. Vajza e tij, Maria përshkruan për protothema.gr orët e agonisë që jetoi derisa u […]

Lexo më shumë