Guterres kërkon ndaljen e menjëhershme të përshkallëzimit në Siri

Publikuar më 11. 02. 2018 nga Dionis Xhafa

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për ndalje të menjëhershme të përshkallëzimit në Siri, pasi Izraeli ka ndërmjarrë sulme ajrore brenda Sirisë, që është e shkatërruar nga lufta civile, e cila ka filluar në vitin 2011. Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric, ka thënë mbrëmë se Guterres “po e ndjek për së afërti përshkallëzimin alarmant ushtarak në Siri dhe për përhapje të rrezikshme përgjatë kufijve të vet”.

Mëtutje, Dujarric theksoi se Guterres është shprehur se të gjitha palët në Siri dhe rajon duhet ta respektojnë të drejtën ndërkombëtare në periudhën e shtimit të dhunës, përfshirë sulmet ajrore të Izraelit kundër pozicioneve të mbështetura iraniane dhe për ndërhyrjen e forcave turke në pjesën veriore të Sirisë”. Dujarric tha se Guterres “u ka bërë thirrje të gjithëve të punojnë në ndaljen e përshkallëzimit të menjëhershëm dhe pa kushte të dhunës dhe të tregojnë përmbajtje”. /Rel/