Guardiola është “vrasësi” i merkatos, 1.3 miliardë euro shpenzime

Manchester City 2019-2020 e mbylli merkaton e verës me blerjen e Joao Cancelo nga Juventusi për 65 milionë euro. Një nënshkrim, që e dërgon në afro 1.3 miliardë euro para të investuara në kontrata nga Pep Guardiola përgjatë 11 sezoneve të tij në stolat e skuadrave elitare.

Më shumë se 1 miliardë euro, me të cilat trajneri spanjoll ka mbyllur gjithsej 59 operacione. Një shumë, në të cilën Mooy, Lewandowski, Rode, Kirchoff dhe Pinto nuk “marrin pjesë”, sepse mbërritën si lojtarë të lirë përkatësisht te Manchester City, Bayern Munich dhe Barcelona.

Të gjitha blerjet e Guardiolës si trajner
1. Man. City 2019-20 – Rodri Hernández (70 milionë euro)
2. Man.City 2019-20 – Cancelo (65)
3. Man.City 2019-20 – Steffen (8)
4. Man.City 2019-20 – Angeliño (12)
5. Man.City 2018-19 – Mahrez (67,8)
6. Man.City 2018-19 – Sandler (2,5)
7. Man.City 2018-19 – Arzani (0,8)
8. Man.City 2018-19 – Palaversa (6,3)
9. Man.City 2018-19 – Itakura (1,1)
10. Man.City 2017-18 – Laporte (65)
11. Man.City 2017-18 – Benjamin Mendy (57,5)
12. Man.City 2017-18 – Walker (51)
13. Man.City 2017-18 – Bernardo Silva (50)
14. Man.City 2017-18 – Ederson (40)
15. Man.City 2017-18 – Danilo (30)
16. Man.City 2017-18 – Douglas Luiz (12)
17. Man.City 2017-18 – Harrison (4)
18. Man.City 2017-18 – Kayode (3,8)
19. Man.City 2017-18 – Ilic (2,5)
20. Man.City 2016-17 – Stones (55,6)
21. Man.City 2016-17 – Sané (50)
22. Man.City 2016-17 – Gabriel Jesus (32)
23. Man.City 2016-17 – Gündogan (27)
24. Man.City 2016-17 – Nolito (18)
25. Man.City 2016-17 – Bravo (18)
26. Man.City 2016-17 – Marlos Moreno (5,5)
27. Man.City 2016-17 – Rulli (4,7)
28. Man.City 2016-17 – Zinchenko (2)
29. Man.City 2016-17 – Pablo Marí (0,2)
30. Man.City 2016-17 – Mooy (i lirë)
31. Bayern Munich 2015-16 – Vidal (37)
32. Bayern Munich 2015-16 – Douglas Costa (30)
33. Bayern Munich 2015-16 – Kimmich (8,5)
34. Bayern Munich 2015-16 – Coman (7)
35. Bayern Munich 2015-16 – Ulreich (3,5)
36. Bayern Munich 2015-16 – Tasci (2,7)
37. Bayern Munich 2014-15 – Lewandowski (i lirë)
38. Bayern Munich 2014-15 – Benatia (28)
39. Bayern Munich 2014-15 – Bernat (10)
40. Bayern Munich 2014-15 – Xabi Alonso (9)
41. Bayern Munich 2014-15 – Reina (3)
42. Bayern Munich 2014-15 – Kut (3)
43. Bayern Munich 2014-15 – Lucic (0,4)
44. Bayern Munich 2014-15 – Rode (i lirë)
45. Bayern Munich 2013-14 – Götze (37)
46. Bayern Munich 2013-14 – Thiago (25)
47. Bayern Munich 2013-14 – Kirchoff (i lirë)
48. Barcelona 2011-12 – Cesc Fabregas (34)
49. Barcelona 2011-12 — Alexis Sánchez (26)
50. Barcelona 2010-11 — Mascherano (20)
51. Barcelona 2010-11 – David Villa (40)
52. Barcelona 2010-11 – Adriano (9,5)
53. Barcelona 2010-11 – Afellay (3)
54. Barcelona 2009-10 – Ibrahimovic (69,5)
55. Barcelona 2009-10 – Chygrynskiy (25)
56. Barcelona 2009-10 – Keirrison (14)
57. Barcelona 2009-10 – Maxwell (4,5)
58. Barcelona 2008-09 – Dani Alves (35,5)
59. Barcelona 2008-09 – Hleb (17)
60. Barcelona 2008-09 – Martín Cáceres (16,5)
61. Barcelona 2008-09 – Seydou Keita (14)
62. Barcelona 2008-09 – Henrique (8)
63. Barcelona 2008-09 – Piqué (5)
64. Barcelona 2008-09 – Pinto (i lirë)

Shpërndarja e shpenzimeve në blerjet e Guardiolës, sipas demarkacionit të lojtarëve, është të paktën kurioze. Paratë e shumta ai i ka shpenzuar… në mbrojtje! Një total prej 513.1 milionë euro ka investuar për lojtarë të këtij reparti, përfshirë edhe më të fundit, Joao Cancelo. Portugezi bëhet anësori më i shtrenjtë në histori. Pep, gjithashtu, ka paguar 65 milionë euro për Laporte, 57.5 për Benjamin Mendy, 55.6 për Stones, 51 për KyleWalker, 35.5 për Dani Alves, 28 për Benatia, 25 për Chygrynskiy…

Shpenzimet e Guardiolës sipas pozicioneve
Portierë – 77,6 milionë euro
Mbrojtës – 513,1
Mesfushorë – 326,6
Sulmues – 385,5

Pjesa tjetër e “kastit” është si më poshtë. Trajneri i tanishëm i Manchester City ka shpenzuar 385.5 milionë euro për sulmues, vetëm 326.6 milionë në mesfushë dhe 77.6 milionë për portierë. Shpërndarja sipas skuadrave është, gjithashtu, mëse interesante. “Qytetarët”, sigurisht, kanë “pjesën e luanit”. Që nga mbërritja në “Etihad”, në vitin 2016, Guardiola ka shpenzuar më shumë se dyfishin e asaj që investoi te Barcelona dhe Bayern Munich. Tani për tani, plot 762.3 milion euro është shuma e harxhuar për blerje të reja në katër sezone.

Shpenzimet e Guardiolës, sipas skuadrave
Manchester City – 762,3 milionë euro
Bayern Munich – 204,1
Barcelona – 341,5

Krahasimi, logjikisht, është i pashmangshëm. Në katër sezonet e tij në “Camp Nou”, Guardiola harxhoi 341.5 milionë euro për përforcime. Bayern Munich ishte skuadra, ku investoi më pak në këtë drejtim. Në tri sezonet e tij në “Allianz Arena”, ai shpenzoi 204.1 milion euro për blerje. Arturo Vidal dhe Mario Götze (37) ishin përforcimet e tij më të shtrenjta në Bavari.

Ekziston edhe një tjetër parametër kurioz për të “ekzaminuar” blerjet e Guardiolës: shpenzimet sezonale. Këtu fiton sezoni 2016-2017, me 305.5 milionë euro. Në sezonin e tij të dytë te Manchester City, Pep ndërtoi ekipin që ka fituar shtatë nga tetë titujt e fundit në lojë, në Angli. Gjatë gjithë kësaj periudhe mbërritën Stones (55.6 milionë euro), Sané (50), Gabriel Jesus (32), Gündogan (27), Bravo (18), Nolito (18), Marlos (5.5), Rulli (4) , 7), Zinchenko (2), Pablo Marí (0.2) dhe Mooy (falas). Vera e tij e dytë me më shumë shpenzime u regjistruar sërish te ”qytetarët”; 213 milionë euro (2015-2016). /Telesport/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet