Grupi i Kumanovës/ Rrëfimi i vajzës së të dënuarit përjetë: Ja pse ndihet i tradhtuar babai im dhe lidhjet …

Publikuar më 12. 11. 2017 nga Dionis Xhafa

Vajza e të dënuarit me burgim të përjetshëm në grupin e ‘Kumanovës’, ka rrëfyer disa detaje të pathëna deri më tani për këtë konflikt. Çfarë i kishte thënë asaj babai kur kishte vendosur të merrte pjesë në konfliktin në Kumanovë? Pse ndihet i tradhtuar babai i saj? Cila ishte biseda e Ali Ahmetit me komandant ‘Sokolin’ dhe çfarë u kishte thënë ai pjesëtarëve të këtij grupi? Kush u tha atyre se në krye të kësaj pune është një komandant amerikan dhe çfarë doli në të vërtetë. Të gjitha këto i gjeni në rrëfimin e Melisës dhënë për Insajderin.

Gjykata Penale javën e kaluar dënoi me 746 vjet burg 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës. Prej tyre 7 dënime u dhanë me burg të përjetshëm. Ndër ta ishte edhe Valdet Zekaj. Familjarët e tij kanë rrëfyer ekskluzivisht disa detaje të cilat ai ua ka thënë atyre. Vajza e tij, Melisa Zekaj, ka rrëfyer disa gjëra të cilat ia ka thënë babai Valdeti. Ajo ka thënë se babanë e saj e kishte ftuar Xhafer Zymberi, i vrarë në konfliktin e armatosur në Kumanovë. Ai i kishte thënë se po shkojnë atje për të luftuar për të drejtat e shqiptarëve. “Një muaj para se me ia nis lufta, babi e ka marrë vesh. E ka thirr Xhafer Zymberi, i ka thënë se po shkojmë të luftojmë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, pikërisht për shkak të prishjes së Marrëveshjes së Ohrit dhe kinse për bashkimin e trojeve shqiptare. Këtu kanë thënë se janë shumë njerëz dhe kanë prit që kur t’ia fillojnë luftimet me ardhë edhe rreth 200 të tjerë. Por ka përfunduar me diku 40 veta. Kur babi u interesua ta dinte se kush po shkon, i ka njohur disa prej tyre, por nuk ka pasur ndonjë miqësi të madhe me ta, përveç me Xhaferin”, ka rrëfyer Melisa. Por, një gjë që ajo e tregon për herë të parë, thotë se babait të saj i kishin thënë se është një komandant amerikan që do t’i prijë kësaj çështjeje. Por u doli krejt diçka tjetër. Por, një gjë që ajo e tregon për herë të parë, thotë se babait të saj i kishin thënë se është një komandant amerikan që do t’i prijë kësaj çështjeje. Por u doli krejt diçka tjetër. Madje, sipas rrëfimit të saj, një grupi prej disa personave, në të cilin ka qenë edhe babai i saj (Valdet Zekaj), për kalimin e kufirit u kanë ndihmuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me pjesëtarët e Policisë së Maqedonisë. “Kur e kanë kaluar kufirin, i ka dërguar Policia e Kosovës bashkë me ata të Maqedonisë, dhe këtu dyshojmë se kanë lidhje edhe shërbimet sekrete. Policët e Kosovës i kanë dërguar deri te kufiri, pastaj bashkë me ata maqedonas e kanë kaluar kufirin, dhe përmes maleve kanë shkuar në Kumanovë”, vazhdon rrëfimin ajo. /INA/