“Grupet kriminale shqiptarë, kërdi me heroinë në Europë”, Spaho: Rama kumbar i tyre

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë Edmond Spaho ka shkruar një status në rrjetet sociale, ku shprehet në lidhje me kapjen e lëndëve narkotike në Europë. Spaho thotë se shqiptarët kanë krijuar banda droge, teksa shesin heroinë e Rama është kumbari i tyre.

“Raporti i Antidrogës Italiane i çjerr maskën qeverisë shqiptare dhe nxjerr në dritë të diellit situatën dramatike në lidhje me kultivimin dhe trafikimin e drogës. Pavarësisht përrallave të kryeministrit dhe sejmenëve të tij që është eleminuar kultivimi i kanabisit, në vitin 2017 është kapur në Itali 2 herë më shumë drogë se në vitin 2016 që ishte vit rekord. Jemi vendi i parë i origjinës për kanabisin që i dërgohet Europës. Grupet kriminale shqiptare janë përhapur gjerësisht në trafikimin e kokainës nga Amerika e Jugut. Paraja e grupeve kriminale është rritur ndjeshëm dhe ato pastrohen lehtësisht në Shqipëri.

Arsyet janë në kriminalizimin e plotë të qeverisjes dhe institucioneve. Kumbari Rama ka ngritur narko shtetin ku qeveria, policia, ushtria, prokuroria dhe një bankë punojnë për narko-shtetin dhe Kumbarin. Prandaj nuk na hapen dyert e Europës dhe jemi bërë delja e zezë e sa”, tha Spaho.

/D.Xh/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet