Gruevski ndryshon qëndrim: Do të përmirësojmë raportet me shqiptarët

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Eno Shkëmbi

Nikola Gruevski ka premtuar se do të bashkëpunojë me shqiptarët, nëse në të ardhmen rizgjidhet kryetar i qeverisë.

Ish-kryeministri maqedonas deklaroi se stereotipi se partia e tij nuk përkrah shqiptarët është një perceptim i gabuar i krijuar nga LSDM, e cila nuk do të sjellë asnjë të mirë për qytetarin shqiptar.

“Ne duhet të punojmë që të ndryshojmë perceptimin që kanë krijuar strukturat e LSDM-së ndaj shqiptarëve, duke krijuar stereotipe, sipas të cilave koalicioni me ndonjë partner politik shqiptar do të ishte barrë e rëndë”, u shpreh Gruevski.

Gruevski deklaroi më pas se shqiptarët nuk do të shohin asnjë të mirë nga qeveria aktuale dhe VMRO do të jetë partia ku ata mund të mbështeten në të ardhmen. Ish-kryeministri gjithashtu lajmëroi se partia e tij do të pësojë ndryshime dhe do të shtohet me figura të reja që do të jenë gati të përballojnë sfidat që presin VMRO-në. /E.SH/