Gruaja nga Lezha pi fostoksinë, vdes në spital

Një grua i ka dhënë fund jetës pasi ka pirë fostoksinë. Ngjarja e rëndë u shënua në Manati të Lezhës. Policia në Tiranë ka bërë me dije se shtetasja me inicialet L.C 54 vjeçe pasi kishte shkuar në spitalin e Lezhës, ishte nisur për kurim më të specializuar në Tiranë, por se ka ndërruar jetë.

Edhe pse gruas iu dha ndihmë mjekësore, ajo ndërroi jetë dhe nuk jetoi dot. Grupi hetimor po punon për të zbardhur arsyet që çuan gruan në gjendjen sa të pinte helm dhe të vdiste.

/D.Xh/

 

Të tjera

Abissnet