Gruaja nga Fushë-Kruja rrëfen me lot në sy tmerrin e përmbytjeve: Dolëm nga dritarja (VIDEO)

Publikuar më 01. 12. 2017 nga Eno Shkëmbi

Një rrëfim rrëqethës është bërë për gazetën “Shekulli” nga Saide Terziu, një grua nga Fushë-Kruja e cila pa tmerrin me sy gjatë përmbytjeve ditën e djeshme.

Gruaja tregon për shekullin momentet dramatike kur ajo dhe familja e saj dolën nga banesa përmes dritares. Vështirësia më e madhe, rrëfen Saidja, ishte shpëtimi i nënës 73-vjeçare, e cila kishte mbetur e bllokuar në banesë.

“Jam detyruar të dalë nga dritarja, ndërkohë që kishim edhe nënën e vjetër, e sëmurë, 73 vjeç. Uji kishte arritur një metër e ca dhe mbeti nëna brenda. Nuk hapej dera dhe nuk arrinim ta nxirrnim nga dritarja, se kisha fëmijën dhe nuk e lija dot. Vajza po qëndronte me nënën dhe nuk dilte, ‘dua nënën’, thoshte. Morëm vajzën ia shkëputëm nga krahu edhe thoshte nëna ‘iknu ju, shpëtoni gocën, më lini mua këtu’.  Bashkëshorti doli nga dritarja bashkë me mua, me gocën në krahë. Mënyrë tjetër s’kishte për të marrë edhe nënë, veç të thyente derën. Përplasi derën, morëm nënën. Ka qenë diçka shumë e tmerrshme, nuk ia uroj askujt”, shprehet ajo mes lotësh.

Saidja tregon se të gjitha mobiliet e reja në banesë, të cilat i kishte blerë me mund e me djersë, i janë shkatërruar. “Me djersë e kemi komplektuar një shtëpi, dhe në fund arriti çdo sakrificë e jona…(qan)”.

Historia e plotë familjes në fjalë vjen nesër e plotë në Shekulli print.