Gripi i derrit vret sërish! Shkon në 4 numri i të vdekurve

Është konfirmuar edhe viktima e 4 nga gripi i derrit në Spitalin Universitar Shefqet Ndroqi. Mësohet se viktima e fundit ka qenë një grua 75 vjeçare nga Lushnja.

Gruaja ka humbur jetën ditën e djeshme, ndërsa lajmi është konfirmuar edhe nga doktoreshë Silvana Bala.

Bëhet e ditur se gruaja ka ardhur në gjendje të rëndë nga spitali i Lushnjes, ndërsa ka qëndruar 8 orë në gjendje jete në spitalin Shefqet Ndroqi.

Mjekja shprehet më tej se 10 pacientë të tjerë me virusin AH1N1 ndodhet në reanimacion, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar aktualisht në spital.

Bala ka thënë se ende nuk mund të flasim për një alarm nga gripi në vendin tonë.

Ndërkohë që lidhur me vdekjen e një 38-vjeçari nga qyteti i Elbasanit gjatë ditës së djeshme, ISHP thotë se ai nuk ishte i prekur nga gripi po për shkak të një pneumonie të rëndë./FaxWeb/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet