×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Greqisë i duhen turistët nga Shqipëria, del kundër vendimit të BE për “15 vendet e sigurta”

Greqia duket se ka kundërshtuar listën e 15 vendeve të sigurta të shpallur dje nga Bashkimi Evropian, ku përcaktohen shtetet nga ku mund të hyjnë turistë drejt unionit.

“Ekathimerini” raporton se kundërshtimet e Greqisë kanë ardhur për shkak të numrit në rritje të turistëve shqiptarë përgjatë viteve të fundit. Kësisoj shteti helen kërkon që të lejohen vizitorët nga vendet fqinje si Shqipëria apo Maqedonia e Veriut.

Megjithatë pozicioni i BE-së duket i prerë për mos lejimin e turistëve jashtë listës së 15 vendeve të sigurta. Kësisoj Greqia duket e lëkundur për lejimin e turistëve shqiptarë, duke mos marrë ende një vendim.

Autoritetet greke mësohet se do t’u kërkojnë të gjithë udhëtarëve nga Shqipëria një tampon, i cili duhet të jetë bërë në 48 orët e fundit. Ndërkaq edhe Italia pritet të lejojë vetëm lëvizjen e rezidentëve në një numër të kufizuar.

Lista/ 15 vendet e sigurta që do të udhëtojnë drejt BE-së, jashtë Shqipëria

Bashkimi Evropian ka identifikuar 15 vende të sigurta në botë ku nuk do të ketë kufizime në udhëtime, në kuadër të pandemisë së Covid-19. Nga kjo listë përjashtohet Shqipëria, apo vende fqinje si Kosova, pasi kanë shënuar një shtim të konsiderueshëm rastesh në javët e fundit.

Bashkimi Evropian pritet të lejojë udhëtimet në vendet e unionit të mërkurën pas një izolimi disa mujor, por nuk do të lejohen shtetasit nga Shqipëria.

Vetëm 14 shtete jashtë BE-së do të kenë të drejtë lëvizjeje të rregullt drejt destinacioneve europiane pas 1 datës korrik. Në Ballkanin Perëndimor janë Mali i Zi dhe Serbia, ndërsa jashtë listës rezultojnë Shqipëria, Kosova, dhe Maqedonia e Veriut.

Sidoqoftë mund të ketë një tjetër vendim sovran lidhur me kufijtë nga vetë vendet e BE-së. Kryeqytetet evropiane do mund të vizitohen nga shtetas që vijnë nga vende si: Australia, Kanadaja, Japonia, Koreja e Jugut, Zelanda e Re, Tajlanda, Gjeorgjia, Maroku, Ruanda, Tunizia dhe Uruguaji.

Ndërkaq, sa i takon shtetasve britanikë, ata do mund të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së deri në marrëveshjen e Brexit-it. Të ndaluara udhëtimet janë për qytetarë që vijnë nga SHBA, Brazili dhe Rusia.

Burime diplomatike bëjnë me dije për mediat ndërkombëtare se javën e shkuar ka pasur mosmarrëveshje mes vendeve lidhur me kriterin e përdorur për këtë vendim.

Lista e vendeve të sigurta nuk do të jetë statike, dhe pritet të ndryshojë çdo dy javë. Gjasat janë që lista e “vendeve të sigurta” të zgjerohet me shtete të tjera. Diplomatët e BE-së kanë theksuar se do të dëshironin të shtonin Kinën, nëse do të arrihet një marrëveshje reciprociteti për udhëtarët nga BE.

Raportohet që Gjermania ka lobuar për një listë sa më të kufizuar vendesh, ato me kurbë të ulët infeksioni, të dhëna të besueshme dhe shërbim të mirë shëndetësor. Vende të tjera si Greqia dhe Portugalia janë drejt rihapjes për turizmin, pasi ekonomitë e tyre janë tërësisht të varura nga turizmi.

Lista e plotë e vendeve që do të lejohen të hyjnë në Europë

Algjeri

Australi

Kanada

Gjeorgji

Japoni

Mali i Zi

Marok

Zelandë e Re

Ruanda

Serbia

Koreja e Jugut

Tailanda

Tunizia

Uruguai

Kina (Nëse heq reciprocikisht kufizimet)

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pamje nga përmbytjet në ishullin grek, shkon në 6 numri i të vdekurve

Pamje nga përmbytjet në ishullin grek, shkon në 6 numri i të vdekurve

Publikuar më 09.08.2020
Përmbytjet përfshinë ishullin Evia në Greqinë mëngjesin e so...

Përmbytjet përfshinë ishullin Evia në Greqinë mëngjesin e sotëm duke shkaktuar viktima dhe të zhdukur. Deri tani, numri i viktimave nga përmbytjet në Greqinë qendrore ka shkuar në gjashtë ku një 38-vjeçare është gjetur e pajetë pas kërkimeve, ndërsa rezulton i zhdukur bashkëshorti i saj. Gjithashtu bashkë me këtë të fundit rezulton i zhdukur edhe […]

Lexo më shumë

Tjetër ditë e zezë/ 12 të vdekur dhe 190 të infektuar nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Tjetër ditë e zezë/ 12 të vdekur dhe 190 të infektuar nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Publikuar më 08.08.2020
12 persona kanë humbur jetën dhe 190 të tjerë janë infektuar...

12 persona kanë humbur jetën dhe 190 të tjerë janë infektuar nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë, bën të ditur IKSHPK, duke e çuar në 315 numrin e viktimave. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 443 mostra të marra nga […]

Lexo më shumë

155 të infektuar dhe 2 humbje jetë nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vendin fqinj

155 të infektuar dhe 2 humbje jetë nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vendin fqinj

Publikuar më 07.08.2020
Të paktën 155 persona kanë rezultuar të infektuar me koronav...

Të paktën 155 persona kanë rezultuar të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa dy pacientë raportohet të kenë humbur jetën në spital nga virusi vdekjeprurës. Mediat vendase raportojnë se në 24 orët e fundit janë kryer 1 845 teste të personat e dyshuar , ka të cilët vetëm […]

Lexo më shumë

Greqi/ 10 ditë karantinë, mbyllet ishulli i famshëm për shkak të COVID-19

Greqi/ 10 ditë karantinë, mbyllet ishulli i famshëm për shkak të COVID-19

Publikuar më 07.08.2020
Shteti grek ka vendosur për të mbyllur për 10 ditë ishullin ...

Shteti grek ka vendosur për të mbyllur për 10 ditë ishullin e Parosit. Ky vendim është marrë pasi janë zbuluar 13 raste me COVID-19 brenda 24 orëve. Sakaq, banorët aty në ishull duhet të ndjekin masa të rrepta gjatë ditëve në vijim me qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit më tej. Në lidhje me oraret, […]

Lexo më shumë

Vendim i ri për hyrjet e qytetarëve nga vendet e tjera në Malin e Zi, Shqipëria në listën e verdhë

Vendim i ri për hyrjet e qytetarëve nga vendet e tjera në Malin e Zi, Shqipëria në listën e verdhë

Publikuar më 07.08.2020
Në shtetin e Malit të Zi, qeveria ka dalë me një vendim se S...

Në shtetin e Malit të Zi, qeveria ka dalë me një vendim se Shqipëria, Kosova, Bosnje dhe Hercegovina, Izraeli, Libani dhe Singapori, janë në listën “e verdhë” të rrezikshmërisë nga pandemia e koronavirusit. Për këtë arsye, qytetarëve të këtyre vendeve, për të hyrë në Mal të Zi, do u kërkohet testi për COVID-19 sipas metodës […]

Lexo më shumë

Tjetër deputet shqiptar infektohet me koronavirus, shtrohet edhe në spital

Tjetër deputet shqiptar infektohet me koronavirus, shtrohet edhe në spital

Publikuar më 06.08.2020
Një tjetër deputet shqiptar është infektuar me koronavirus n...

Një tjetër deputet shqiptar është infektuar me koronavirus në Kosovë. Bëhet fjala për deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adrian Shala, i cili është edhe kryetar i degës së LDK-së në Suharekë. Ndërsa mësohet se sot ai është shtruar në Spitalin e Prizrenit pas konfirmimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës se është […]

Lexo më shumë

6 të vdekur dhe 113 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit në vendin fqinj

6 të vdekur dhe 113 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit në vendin fqinj

Publikuar më 06.08.2020
6 persona kanë ndërruar jetë dhe 113 raste të reja me korona...

6 persona kanë ndërruar jetë dhe 113 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Mediat maqedonase kanë raportuar 259 pacientë të shëruar. 113 rastet e reja kanë rezultuar nga gjithsej 1 543 testime të realizuara, është bilanci për Covdi-19 brenda 24 orëve të fundit, njofton Ministria […]

Lexo më shumë

16 persona humbën jetën dhe 196 të tjerë u infektuan nga koronavirusi në 24 orët e fundit

16 persona humbën jetën dhe 196 të tjerë u infektuan nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Publikuar më 06.08.2020
16 persona kanë humbur jetën dhe 196 të tjerë janë infektuar...

16 persona kanë humbur jetën dhe 196 të tjerë janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë. Mediat kosovare raportojnë numri total i të vdekurve si pasojë e pandemisë ka arritur në 300, ndërsa numri total i të infektuarve në 9 688. Në 24 orët e fundit janë shëruar 134 persona. Kjo […]

Lexo më shumë