×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Greqia shtyn lejet e qëndrimit për emigrantët, kategoritë që preken

Greqia ka vendosur që të shtyjë lejet e qëndrimit për emigrantët deri më datë 31 dhjetor 2020.

Vendimi është marrë nga ministria e Emigracionit. Paralelisht, për arsye të situatës së krijuar nga COVID-19, një vendim i posaçëm ministror i datës 7 maj 2020.

Në Aktin Normativ për paketën e masave ekonomike e sociale të Qeverisë greke, u përfshi dhe dërgimi me postë i lejeve të qëndrimit që janë miratuar, por nuk mund të marrin emigrantët.

Kategoritë që përfshihen: 

  • Lejet e qëndrimit lëshuar me zbatimin e ligjit 4251/2014 dhe dekretin presidencial 106/2007 që skadonin nga 1 dhjetor 2019 deri në 11 mars 2020 dhe nuk u mundësua aplikimi për rinovim nga disponuesi, si dhe lejet e qëndrimit të të njëjtës kategori që skadojnë nga 12 mars 2020 deri në 30 qershor 2020, rinovohen automatikisht deri në 31 dhjetor 2020.
  • Vërtetimet e dorëzimit të kërkesës sipas neneve 8 dhe 9 të ligjit 4251/2014 dhe vërtetimet speciale të qëndrimit në Greqi të nenit 25 të ligjit 4251/2014 të cilat skadonin deri në 11 mars e që rinovimi i tyre ishte i mundur sipas kritereve të parashikuara, si dhe vërtetimet e këtyre kategorive që skadojnë nga 12 mars deri në 30 qershor 2020, lejohet të rinovohen deri në 31 dhjetor 2020.
  • Për periudhën kohore nga data e skadimit të titujve të lejeve të qëndrimit të paragrafëve të mësipërm 1 dhe 2 deri në datën e aplikimit për rinovim konsiderohen automatikisht të vlefshme, pa asnjë detyrim lëshimi të një akti apo dokumenti ekstra ligjor vërtetues. Vlefshmëria e lejeve të reja të qëndrimit që do të miratohen për kategoritë e parashikuara në dy paragrafët e mësipërme (1, 2) fillon një ditë pas skadimit të afatit të mëparshëm.
  • Shtetasit e vendeve të treta, të cilët detyrohen gjatë afatit 12 mars-15 maj 2020 të aplikojnë për leje fillestare qëndrimi ose dëshmi qëndrimi të ligjshëm varur nga Vizë hyrje në territorin grek, sipas dispozitave të ligjit 4251/2014 dhe dekretit presidencial 106/2007, lejohen të dorëzojnë kërkesën përkatëse jo më vonë se 20 shtator 2020.

Masat lehtësuese nga Qeveria greke janë bazuar tek rastet e pakta me COVID-19 dhe tashmë, gradualisht gjërat po kthehen normalitetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shtëpitë me kanabis në Angli udhëhiqen nga 88 shqiptarë, tashmë janë dënuar (Emrat)

Shtëpitë me kanabis në Angli udhëhiqen nga 88 shqiptarë, tashmë janë dënuar (Emrat)

Publikuar më 13.09.2020
Gazeta Sunday Express i ka kushtuar një investigim special a...

Gazeta Sunday Express i ka kushtuar një investigim special asaj që e quan si Godfatherat e ri të fermave më kanabis në Britani. Jon Austrin editori krimeve në këtë gazetë shkruan se në vitin 2017 gjykatat angleze dënuan për këtë krim 34 shqiptarë. Ndërsa në dy vitet pasardhëse numri shqiptarëve të dënuar ishte 53. Ky […]

Lexo më shumë

Makina del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën tragjikisht i riu në Itali

Makina del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën tragjikisht i riu në Itali

Publikuar më 08.09.2020
Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali, paditen e d...

Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali, paditen e djeshme. Referuar mediave vendase thuhet se një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri ka arritur të mbijetoi. Ngjarja ka ndodhur në Bolonja, ku emigranti ka humbur kontrollin e makinës “Toyota Yaris” që po drejtonte duke dalë nga rruga. Makina është përmbysur dhe rrokullisur disa […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet/ Diaspora kërkon përfaqësim në parlamentin e ardhshëm

Zgjedhjet/ Diaspora kërkon përfaqësim në parlamentin e ardhshëm

Publikuar më 04.09.2020
Teksa pritet miratimi i datës së zgjedhjeve mes kreut të sht...

Teksa pritet miratimi i datës së zgjedhjeve mes kreut të shtetit, Ilir Meta dhe partive politike, Diaspora për  Shqipërinë e Lirë ka kërkuar pjesëmarrje. Në një letër zyrtare dërguar presidentit Meta, ministrit Majko dhe KQZ që të sigurohet edhe vota e emigrantëve. Po ashtu emigrantët kërkojnë që të jenë pjesë e konsultimeve në KQZ, si […]

Lexo më shumë

Masakroi infermieren, flet gruaja e shqiptarit që u vetëvra në Greqi

Masakroi infermieren, flet gruaja e shqiptarit që u vetëvra në Greqi

Publikuar më 01.09.2020
59-vjeçari që goditi infermieren dje në Attikon dhe më pas b...

59-vjeçari që goditi infermieren dje në Attikon dhe më pas bëri vetëvrasje u diagnostikua me kancer marsin e kaluar. Ai ishte  shtruar në spital që nga 19 gushti. Sipas gruas së tij, 59-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili po kurohej në Spitalin Attikon dhe goditi me thikë një infermiere dje, mendohet se është operuar padrejtësisht. […]

Lexo më shumë

Mori pasaportën shqiptare në moshën 102 vjeçare, ndahet nga jeta Shefqet Gavoçi

Mori pasaportën shqiptare në moshën 102 vjeçare, ndahet nga jeta Shefqet Gavoçi

Publikuar më 28.08.2020
Është ndarë nga jeta, Usama Gavoçi, i moshuari i cili pak mu...

Është ndarë nga jeta, Usama Gavoçi, i moshuari i cili pak muaj më parë u pajis me pasaportë shqiptare. Një video e regjistruar nga nipi i tij Usama Gavoçi, ku 102-vjeçari i emocionuar puthte pasaportën, u bë mjaft virale në rrjetet sociale. Kush ishte Usama Gavoçi? Gavoçi rridhte nga një familje patriotike me tradita të […]

Lexo më shumë

Një tjetër shqiptar humb jetën në Greqi, gjendet i vdekur në anije 63-vjeçari

Një tjetër shqiptar humb jetën në Greqi, gjendet i vdekur në anije 63-vjeçari

Publikuar më 25.08.2020
Një 63-vjeçar shqiptar është gjendur pa ndjenja në një anije...

Një 63-vjeçar shqiptar është gjendur pa ndjenja në një anije në Greqi. Siç raportojnë mediat greke, i moshuari ka qenë në punë duke pastruar motorrat e anijes. 63-vjeçari është gjetur nga anëtar të ekuipazhit të anijes me flamur shqiptar “BERGFJORD”, anije që është ankoruar në ambientet e një ndërmarrje private në “TSINGELI”, Almyros, Magnesia në […]

Lexo më shumë

Shqiptari i arrestuar rezulton me koronavirus. Alarmohet komisariati në Greqi, karantinohen policët dhe të ndaluarit e tjerë

Shqiptari i arrestuar rezulton me koronavirus. Alarmohet komisariati në Greqi, karantinohen policët dhe të ndaluarit e tjerë

Publikuar më 20.08.2020
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Greqi, ku një s...

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Greqi, ku një shqiptar i cili është arrestuar dhe pritej të sillej në Shqipëri ka rezultuar me koronavirus. Ky fakt ka shkaktuar kaos në komisariatin grek, ndërsa në radhët e punonjësve është përhapur panik dhe frikë. Mësohet se ngjarja ndodhi paraditen  e së enjtes në rajonin e policisë […]

Lexo më shumë

Eurodeputetja me origjinë shqiptare, Arba Kokalari emërohet në postin e rëndësishëm

Eurodeputetja me origjinë shqiptare, Arba Kokalari emërohet në postin e rëndësishëm

Publikuar më 18.08.2020
Eurodeputetja me origjinë shqiptare, Arba Kokalari, e cila p...

Eurodeputetja me origjinë shqiptare, Arba Kokalari, e cila përfaqëson Suedinë në PE, është emëruar nga grupi i saj parlamentar si përgjegjëse për çështjet e Arktikut. Përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ajo bën me dije se një nga çështjet problematike të Arktikut, është shkrirja e akujve dhe sipas Arbës duhet një bashkëpunim […]

Lexo më shumë